• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse dikush do të ndalojë mandatin e 5-të të Ramës duhet të nisë punën që sot

by Denis Dyrnjaja
14/05/2025 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit përfunduan. Fituesi dhe humbësit janë të qartë dhe brenda pritshmërive. Një PS e mirëorganizuar në qëllim dhe në strategji për të mbajtur pushtetin, jo vetëm fitoi zgjedhjet, por forcoi edhe pozitën e saj politike në raport me opozitën që u përpoq më shumë të krijojë perceptim se është gati të bëjë rotacionin. Në fakt shqiptarët mesa duket, nuk po kërkojnë rotacionin por ndryshimin. Dhe këtë ndryshim nuk e sjell dot Sali Berisha me figurat e tij të konsumuara rreth vetes, që i mban për besnikëri dhe për të patur shpatullat e sigurta se partia kontrollohet nga grupimi i tij. Pra është një lloj koncepti feudal, që kjo forcë politike është e jona dhe do të drejtohet prej nesh. Në këtë parim vijon të ecë PD nën drejtimin e Berishës, që shpiku edhe sloganin parazgjedhor “tani është radha jonë” dhe që artikulohej si një bindje nga zëdhënësja e buzëqeshur e Berishës sikurse ky të jetë një detyrim që duhet të ndodhë. Pushteti nuk është çështje radhe, se nëse do ishte çështje radhe, atëherë ky standard duhej aplikuar edhe brenda PD. Psh tani është radha e të tjerëve se doktori dështoi me sukses dhe misioni i tij me të mirat dhe të këqijat e veta ka mbaruar. Sa më shpejt të pranohet ky realitet, aq më shpejt mund të nisë rigjenerimi i PD, si forca kryesore dhe më e madhe opozitare në Shqipëri. Le të pranojmë çdo pretendim të opozitës se PS ka krijuar një makineri dhe industri të rafinuar për të manipuluar zgjedhjet dhe votuesit. A mjafton kjo për të ngushëlluar veten dhe për t’u qurravitur politikisht?! Kjo kërkon zgjidhje, jo ankime. Ankimet nuk çojnë askund. Thjeshtë do rikonfirmojnë pretendimet që opozita ka 12 vjet që i bën dhe që nuk prodhojnë asnjë reagim apo ndikim në elektorat, pasi kredibiliteti i vetë njerëzve që sot përfaqësojnë PD dhe atë që konsiderohet si opozita kryesore është tepër i ulët dhe jo bindës. Këtu përfshihen shumë shkaqe për të cilat nuk vlen të ndalesh, pasi një pjesë është e vetëkuptueshme nga personazhet që sot janë boshti kryesor ku mbështetet PD. Shih ata si imazhe dhe si performancë dhe kupton menjëherë ku qëndon problemi. Pra me rëndësi është fakti që të kuptohet se kjo opozitë me këtë lidership, këtë vizion dhe me egoizmin e interesin individual të disa njerëzve që vegjetojnë aty, zor se bëhet shpresë dhe alternativë ndryshimi për shqiptarët. Nëse nuk prodhohet një skuadër e re dhe një grup i ri drejtues me formë, mënyrë qasje dhe vizion të ri për t’iu folur të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm militantëve të partisë, Edi Rama do fitojë aq zgjedhje deri kur të vendosë t’i thotë vetë vetes një ditë stop. Por deri atëherë përgjegjësia që ai mban pushtetin nuk është e tij, por e atyre që nuk dinë të fitojnë dhe duke marrë parasysh faktin se Rama ua vjedh zgjedhjet. Politika është për njerëz të zgjuar që gjejnë zgjidhje dhe kur ato duken të pamundura, jo që ankohen. Në luftë ka ose fitore ose kapitulim. Nëse strategjitë e tua nuk përmbushin misionin, atëherë duhet të provohet dikush tjetër derisa të gjendet misioniari, ose misionarët e nevojshëm dhe të suksesshëm që të sjellin ndryshimin. Nuk është kurrë vonë për reflektim, vendi ka nevojë për opozitë reale, jo për opozitë formale, që justifikon ekzistencën me zhurmim politik që nuk prodhon ansje efekt në publik. Zgjidhja ekziston, por ajo duhet gjetur dhe atë e gjejnë vetëm njerëz kurajozë që së pari gjejnë mënyrën për të reformuar dhe rivitalizuar partinë, pastaj opozitën dhe në fund për të rrëzuar qeverinë. Ndryshimi fillon nga vetja. A keni kurajë ta pranoni dhe bëni këtë?!

Next Post
Braçe drejt mandatit në Tiranë: Faleminderit, por nuk ka mbaruar gjë akoma

Braçe drejt mandatit në Tiranë: Faleminderit, por nuk ka mbaruar gjë akoma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet me tension konferenca Rama-Vuçiç, presidenti serb heq kufjet dhe largohet

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

August 11, 2026
Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com