• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Nëse bursa ndryshon, bordi mblidhet për çmimin e naftës’/ Ibrahimaj: Shqiptarët s’kanë shqetësimin e Europës për energjinë

by Java News
16/03/2022 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët po përballen me rritjen drastike të çmimeve, të shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë. Protestat kanë nisur prej ditësh në të gjithë vendin, ku kërkohet ndërhyrje e qeverisë për të amortizuar rritjen e çmimeve, që ka prekur tashmë gjithçka.

Kryeministri Rama prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale, ku në fokus janë pensionistët dhe shtresat e varfra. Gjithsej 7 pika, 5 nga të cilat ishin parashikuar për t’u zbatuar në buxhetin e këtij viti. Gjithashtu, është ngritur Bordi i Administrimit të Karburantit, që bën transparencën e çmimit dhe që ka vendosur, që duke filluar që sot deri të hënën e 21 marsit, çmimi i naftës do të jetë 203 lekë dhe i benzinës 2016 lekë për litër.

Masat e prezantuara nga qeveria kanë lënë të pakënaqur protestuesit, të cilët nga ana e tyre, gjithashtu kanë dalë me një listë kërkesash, duke i lënë afat qeverisë deri të shtunën për plotësimin e tyre. Në thelb, kërkohet ulja e taksave për karburantet dhe për disa produkte bazë ushqimore.

Për këto shqetësime foli në A2 Business ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Ministrja theksoi se shqiptarët nuk kanë shqetësimin që kanë të gjithë qytetarët e Europës për rritjen e çmimit të energjisë. “Qeveria ka marrë vendimin që të mbështetës të gjithë konsumatorët familjarë. Nëse çmimi do të ishte ai reali, çmimet e shportës do të rritesh me një vlerë 20% pasi energjia elektrike është baza. Nga ana tjetër, shqetësimi që ata kanë është rritja e çmimit të karburanteve”, tha Ibrahimaj.

Më tej, Ibrahimaj theksoi se aktualisht furnizuesit e naftës nuk po fitojnë, por vetëm po mbulojnë kostot operacionale.

“Kemi përcaktuar që marzhi bruto i fitimit do të jetë 1% për bizneset e shumicës dhe 5% për pakicën. Këto janë kosto operacionale. Ata aktualisht mbulojnë kostot operacionale dhe nuk janë duke fituar. Ne jemi në situatë lufte dhe të gjithë duhet të bëjmë përpjekjen tonë”, tha Ibrahimaj.

Delina Ibrahimaj foli dhe për vendimin e fundit të Bordit të Monitorimit të Karburanteve i cili vendosi të ulë në 203 çmimin e naftës deri ditën e hënë, kur do të mbahet dhe takimi i radhës.

Ibrahimaj deklaroi se nëse do të ketë luhatje të mëdha të karburantit në bursa, çmimi i tij në tregun vendas mund të ndryshojë në rritje apo ulje përpara të hënës.

“Ne prej ditësh, jemi duke monitoruar treguan e karburanteve dhe arsyeja që krijuam bordin ishte që të sigurohemi që nuk ka abuzime dhe që tregtarët nuk përfitojnë dhe që çmimet do të lëvizin me bursën. Ka pasur një përmirësim të naftës në bursë dhe kjo ishte arsyeja se përse sot vendosëm të ulnim më tej naftën.

Bursa ndryshon dhe gjatë ditës. Nëse do të ketë ulje domethënëse apo rritje domethënëse në patjetër që do të ndërhymë para ditës së hënë. Nëse çmimi do të ulet patjetër që do të ketë një mbledhje tjetër të bordit”, tha Ibrahimaj.

Gjithashtu, ministrja e Financave, paralajmëroi dhe ngritjen e një komiteti teknik që do të monitorojë dhe nuk do të lejojë abuzimet dhe me produktet kryesore të shportës.

g.kosovari
Next Post
Ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit/ Vrasësi u fut në pallat si burrë e doli i veshur si grua, zbardhen lëvizjet e fundit të…

Ekzekutimi me snajper i Kastriot Reçit/ Vrasësi u fut në pallat si burrë e doli i veshur si grua, zbardhen lëvizjet e fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In