• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nëse Binaj nuk njeh Berishën, ne demokratët pse ta duam?”

by A R
24/10/2025 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, deklaroi se nuk i ka pëlqyer një deklaratë e Florjan Binajt në lidhje me kreun e PD-së.

“Unë jam anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe normalisht si përfaqësuese e lartë në Partinë Demokratike kam edhe një linjë politike. Patjetër që unë do ta votoj Florian Binajn. Kjo nuk diskutohet. Unë do ta mbështes patjetër kandidatin të cilin do të mbështesë opozita. Unë kam qenë për një kandidat politik. Gara është politike dhe kur bëhet fjalë për zgjedhjet e Tiranës, këtu kemi parasysh garën më të rëndësishme për të ardhur në pushtet dhe për të qenë alternativë për shqiptarët. Unë kam qenë për figura të forta politike, kam qenë për garë të fortë politike. Partia Demokratike ka djem dhe vajza të shkëlqyer me energji, të cilët janë kurajozë, të cilët mund të prodhojnë politikë, të cilët mund t’ia dalin. Figura e Gerta Manastirliut është figura më e dobët që ka Partia Socialiste dhe jo më kot Edi Rama e ka zgjedhur”, tha Kuçana.

“Nuk di ta them sa shanse ka Florjan Binaj që të fitojë. Unë di të them që Tirana është e lodhur me qeverisjen dhe keqqeverisjen e Erjon Veliajt dhe Edi Ramës, me modelin e tyre, sepse kur flasim për emra unë nuk kam personale asgjë me askënd. Nëse nesër Edi Rama ikën nga politika, unë nuk merrem me Edi Ramën, por sot është kryeministër i shqiptarëve, është kryeministri i vendit tim dhe unë do të merrem politikisht me Edi Ramën apo me Erjon Veliajn apo me cilindo që ka marrë përsipër për të drejtuar politikat publike dhe për t’u marrë me politikë publike. Sot Tirana vuan nga 1001 probleme të cilat ne i dimë, që nga trafiku, që nga kullat, që nga mungesa e hapësirave publike… E keni parë edhe zonjën Manastirliu, e cila bën si e paditur, sikur nuk ka kuptuar, sikur nuk ka jetuar në Tiranë, sikur nuk e dinte që nuk ekzistonin këto hapësira publike, ku do t’i krijojmë? Unë nuk e di se si do t’i krijojmë, se nuk ka mbetur më hapësirë dhe vend në Tiranë për të krijuar asnjë lloj hapësire publike ku fëmijët e mi dhe fëmijët e tu dhe fëmijët e shqiptarëve të kenë mundësi për të dalë dhe për të luajtur dhe për të pasur fëmijërinë si çdo vend, siç ndodh në çdo vend që ka parqe dhe hapësira publike. Këta kanë zënë çdo lloj hapësire publike duke ndërtuar kulla dhe duke i kthyer në pazaret e tyre politike. Përtej kësaj, unë do të jem e drejtpërdrejtë në përgjigjen time. Unë kam parë një deklaratë të zotit Binaj, të cilën personalisht nuk e kam pëlqyer, që më pas është përpjekur që ta rregullojë gjatë rrugës. Nëqoftëse zoti Binaj nuk e njeh kryetarin e Partisë Demokratike, nuk njeh demokratët, nuk njeh ne përfaqësuesit e Partisë Demokratike, pse unë duhet të dal dhe të bëj fushatë në krah të zotit Binaj? Forca më e madhe opozitare që e mbështet zotin Binaj është Partia Demokratike. Po dhe zoti Binaj e di qartë këtë gjë dhe për kaq kohë sa është Partia Demokratike, kjo është edhe mbështetja më e madhe. Ky është elektorati më i madh. Unë nuk po them që zoti Binaj të mos ketë elektorat plus, të mos ketë nga elektorati gri, se besoj se zoti Binaj do thithë një pjesë të elektoratit të gri dhe jam e bindur për këtë pjesë, por nuk mundet kurrsesi në politikë të thuash që unë nuk dal në krah të këtij apo nuk dal në krah të atij. Unë personalisht nuk kam kompleks të dal në krah të askujt me të cilin marr përsipër të kem një marrëveshje politike. Kur unë bëj një marrëveshje politike me dikë, unë i dal në krah sepse unë e kam menduar. Besoj se demokratët janë shumë të ndjeshëm. Demokratët i qëndruan Partisë Demokratike në momente shumë të vështira. I qëndruan atëherë kur Partia Demokratike ishte anije në mbytje. I qëndruan Partisë Demokratike pa vulë, pa logo, pa seli, por qëndruan në krah të Partisë Demokratike dhe historia dhe koha do ju japë të drejtë që qëndruan në krah të Partisë Demokratike dhe nuk mundet që një demokrati t’i thuash sot që unë nuk dal në krah të kryetarit tënd, sepse ai demokrati që e ndjek Sali Berishën, patjetër që ai e shikon pikërisht votën për Sali Berishën, një pjesë e madhe e demokratëve dhe për mua kjo deklaratë duhet riparë nga zoti Binaj në mënyrë që edhe unë të bindem për t’i dalë në krah dhe për të bërë fushatë në krah të zotit Binaj. Sepse në momentin që zoti Binaj nuk do njohë kryetarin e Partisë Demokratike, nuk do njohë strukturat e Partisë Demokratike, nuk do njohë Partinë Demokratike, unë pse duhet ta njoh zotin Binaj? Unë jam shumë e drejtpërdrejtë në atë çfarë pa dashur të porrsesi unë në cilindo rast në cilindo rast unë do të votoj kandidatin e opozitës. Në cilindo rast të mundshëm unë do të votoj kandidatin e opozitës”, shtoi Kuçana.

Next Post
Mijëra hungarezë në rrugët e Budapestit, Orban: Nuk duam të vdesim për Ukrainën!

Mijëra hungarezë në rrugët e Budapestit, Orban: Nuk duam të vdesim për Ukrainën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alabbar viziton Sirinë, do të investojë deri në 50 miliardë dollarë

Alabbar viziton Sirinë, do të investojë deri në 50 miliardë dollarë

May 6, 2026
Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

May 6, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kritike ndaj Ramës mbi treçereku i portaleve dhe faqeve të mediave në Shqipëri

May 6, 2026
Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

May 6, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

Shantazhonin 38-vjeçaren se do i publikonin foto dhe video intime, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

May 6, 2026
Protesta e 8 majit, Berisha thirrje për deputetëve: Çdo minutë t’ia kushtojmë përgatitjes së kryengritjes paqësore

Protesta e 8 majit, Berisha thirrje për deputetëve: Çdo minutë t’ia kushtojmë përgatitjes së kryengritjes paqësore

May 6, 2026
Tjetër skandal në çështjen administrative “Dado”/ Artur Metani shqyrtoi ankimin për një proces, pjesë e të cilit ka qenë edhe vetë?!

Tjetër skandal në çështjen administrative “Dado”/ Artur Metani shqyrtoi ankimin për një proces, pjesë e të cilit ka qenë edhe vetë?!

May 6, 2026
Lefter Maliqi i drejtohet KQZ-së: Hiqini mandatin ‘Hajdarit të Kuçovës‘

Lefter Maliqi i drejtohet KQZ-së: Hiqini mandatin ‘Hajdarit të Kuçovës‘

May 6, 2026
”Hija e Teatrit do ju ndjekë”/ Fuga: Tiranës i shkatërruan vlerat në mënyrë kriminale, ja çfarë duhet të bëj opozita

Deliret e ditës së lirisë së medias!

May 6, 2026
“Burri doganier, gruaja kryetare e degës së PD-së”, shpërthen ish-deputeti: Me këto “luftarake” do e rrëzojë PD-ja Ramën?

“Burri doganier, gruaja kryetare e degës së PD-së”, shpërthen ish-deputeti: Me këto “luftarake” do e rrëzojë PD-ja Ramën?

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In