Drejtuesi i degës së PD në Fier Agron Kapllanaj, ka tërhequr deklaratën e bërë para zgjedhjeve kur tha se nëse koalicioni “Shtëpia e Lirisë” fitonte Shkodrën do të largohej nga politika.
Per median Kapllanaj eshte shprehur se nuk do ta japë dorëheqjen pasi ka thënë se deklarata e tij ishte e nxitur.
“Deklarata ka qenë e nxituar, nuk do të jap dorëheqjen”, ka thënë ai.
Pyetje: Keni humbur zgjedhjet jeni forcë e tretë?
Agron Kapllanaj: Kush tha?
Pyetje: Rezultati i zgjedhjeve, edhe juve mendoni se nuk keni humbur asnjë betejë?
Agron Kapllanaj: Unë personalisht?
Pyetje: Po, Partia Demokratike
Agron Kapllanaj: PD ka humbur shumë beteja që nga 1990 e deri më sot
Pyetje: Keni humbur Shkodrën dhe keni deklaruar se nëse e humbni Shkodrën do ta largoheni nga p[politika? Do e mbani fjalën
Agron Kapllanaj: Ka qenë deklaratë e nxituar, por në Shkodrën nuk e kemi humbur, por Shkodrën e ka fituar Sali Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi./m.j











