• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?

by Mero Baze
19/03/2023 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në Ohër nuk ka marrëveshja mes palëve, por një axhendë perëndimore që detyron palët ta zbatojnë atë ose të përballen me sanksione. Të gjitha lojërat e tjera të fjalëve, nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, janë përpjekje për të gënjyer popujt e tyre, për gënjeshtrat me të cilat kanë ardhur dhe qëndrojnë në pushtet.
Fakti që të dy udhëheqësit politik, ai i Kosovës dhe Serbisë, nuk guxojnë të nënshkruajnë planin evropian, tregon se ata duan të fitojnë kohë për të vazhduar gënjeshtrat e tyre, me shpresë se dikush do humbasë rrugës.
Për këtë arsye plani perëndimor parashikon fillimin e menjehrshëm të zbatimit të planit, që do të thotë se Kosova duhet të fillojë urgjent krijimin e asosacionit, e cila ka ndryshuar tre herë emër, por jo përmbajte. Tani quhet vetë menaxhim. Në fund ka për tu quajtur ashtu siç ka qenë dikur në kohë të Titos, “vetadministrim”.
Argumentet populiste të Albin Kurtit shpërndarë përmes militantvve të tij, se “po qe se ai do ta kishte pranuar asosacionin, Vuçiqi do firmoste”, janë banale. Vuçiq e ka shpjeguar pse nuk ka firmosur. Ai nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje juridike me Kosovën palë, pra ka pengesë atë që në fakt është njohje finale.
Nëse e kthen në të kundërt pyetjen, atëherë do të pyesim: -Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo marrëveshje, nëse Vuçiq ka pranuar de facto Kosovën, nëse ai nuk e ka formuar asosacionin dhe nëse ai i ka plotësuar ëndrrat e tij për reciprocitet, atëherë pse ai nuk firmosi?
Nuk firmosi, pasi asnjë nga gënjeshtrat e tij nuk është në plan. Në plan është një ofert serioze perëndimore, e cila realisht i bën mirë Kosovës dhe e çon përpara axhendën e saj shtetformuese, por i bën dëm një politikani që gjithë karrierën e tij politike e ka ndërtuar mbi një fabulë të ndryshme nga kjo me të cilën po përballet.
Por nuk ja vlen të humbasim kohë me gënjeshtrat e Albin Kurtit pas çdo përballje të tij me dështimet e tij.
Gjëja më e mirë që ka plani perëndimor për Kosovën është axhenda, kalendari i akteve që duhet të realizojë Kosova dhe Serbia. Ato po përcaktohen me afate konkrete, dhe përmbajte konkrete. Ato nuk duan negociata, duan vetëm nënshkrime.
Nëse Kosova e përmbush axhendën perëndimore për Kosovën, ajo e kalon provimin. Nëse jo, as SHBA e as BE nuk ka kohë dhe nerva të merret me tekat e një politikani, i cili ka më të rëndësishme broçkullat e tij populiste se axhendën perëndimore të Kosovës.
Kosova dhe Serbia thjesht do braktisen dhe izolohen. Por ndërsa Serbia është mësuar me izolim dhe sanksione dhe mbijeton, pasi nuk është një komb që e ka të lidhur të ardhmen deomos me perëndimin, Kosova, thjesht vdes dhe rikthehet në pikën zero, pa mbështetjen e Perëndimit. Falë Albin Kurtit!

Next Post
Sekuestrohet pallati 8-katësh në Vlorë, shpallen në kërkim dy pronarët. Ndërtuesi: Do ankimojmë vendimin

Si do të shiten pronat e konfiskuara nga shteti: Qeveria, bën gati projektligjin e ri

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Tërli e vërli, e vërli e tërli.
    Ku ishe Albin ?
    Hiç gjëkundi.
    E çbëre ?
    Asgjë.
    Një vërrë në ujë ke bërë Albin e Vjosë.
    A mund të firmoset më ujë ?
    Aty në Ohër, Albin Kurti, mori gishtin e mesit, në bythë, të lyer me shëllirë….
    Kësajë i thonë të mburresh me pordhë.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Frika e vërtetë e Berishës është “21 janari”, Beqiri: Pas Mediut radhën e ka Shkëlzeni…

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In