• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Nëse ai ende ka COVID, s’duhet të kemi…”/ Biden kërkoi anulimin e debatit. Reagon Trump: Unë mezi e pres

by Java News
07/10/2020 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati demokrat për President Joe Biden tha të martën ai dhe Presidenti Donald Trump nuk duhet të zhvillojnë debatin e tyre të planifikuar më 15 tetor nëse zoti Trump do të vazhdonte të ishte i infektuar me koronavirus në atë kohë.

“Nëse ai ende ka COVID-19, nuk duhet të kemi debat”, u tha sot gazetarëve zoti Biden.

Më herët, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i infektuar me koronavirus, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë të martën se ka në plan të marrë pjesë në debatin e dytë me rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

“Unë mezi e pres debatin mbrëmjen e së enjtes më 15 tetor në Miami. Do të jetë i mrekullueshëm!”, tha presidenti në Twitter.

Zoti Trump rezultoi për herë të parë pozitiv për COVID-19 të enjten e kaluar dhe u shtrua në spital për 72 orë midis mbrëmjes së së premtes dhe të hënës.

Bazuar në këto detaje për fazat e infektimit, pjesëmarrja e tij në debat, gjatë së cilës kandidatët do t’u përgjigjen pyetjeve të votuesve, mund të përbëjë rrezik për shëndetin publik, bazuar në udhëzimet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila konsideron se dikush i infektuar me virusin mund ta transmetojë atë për 10 deri në 20 ditë nga fillimi i simptomave.

Komisioni për Debatet Presidenciale, grupi jofitimprurës që organizon debatet nuk ka komentuar ende për këtë çështje.

Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje. Mjeku i tij personal, Dr. Sean Conley, tha në një deklaratë të martën se presidenti kishte kaluar një “natë të parë të qetë në shtëpi dhe sot, ai nuk ka raportuar asnjë simptomë”.

Të hënën në mëngjes në mediat sociale, Trump shkroi se koronavirusi në shumicën e popullsisë është “shumë më pak vdekjeprurës” sesa gripi sezonal. Facebook-u e fshiu mesazhin.

“Ne heqim informacione të pasakta në lidhje me ashpërsinë e COVID-19 dhe e kemi hequr këtë postim,” tha Andy Stone, një zëdhënës i Facebook.

Twitter kufizoi postimin e zotit Trump, duke e shoqëruar me një shënim paralajmërues që vuri në dukje se ai shkelte rregullat e medias sociale “për përhapjen e informacionit të pasaktë dhe potencialisht të dëmshëm në lidhje me COVID-19”.

Trump u bëri thirrje amerikanëve të mos “kishin frikë” nga COVID-19 pasi ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë.

Me të mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ai u ngjit në shkallët ballore dhe qëndroi për më shumë se një minutë në ballkon, ku hoqi maskën, përshëndeti largimin e helikopterit presidencial dhe e pa e vënë maskën, hyri në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët, ndërsa dilte nga Spitali Ushtarak Kombëtar Walter Reed, Presidenti Trump tha “Faleminderit shumë, të gjithëve”.

Kur doli nga helikopteri dhe po ecte drejt rezidencës së Shtëpisë së Bardhë, presidenti ndaloi duke u kthyer tek kamerat, dhe përshëndeti. I pyetur nga Zëri i Amerikës se si ndihej, ai u dëgjua të përgjigjej “vërtet mirë”.

Më pas në mbrëmje, ai postoi në Twitter një mesazh të regjistruar për COVID-19, ku shprehej “Mos e lejoni t’ju kontrollojë. Mos kini frikë prej tij”.

“Ne po rikthehemi, do të kthehemi në punë. Ne do të jemi përpara,” tha ai. “Mos e lejoni t’ju kontrollojë jetën. Dilni por kini kujdes”, shtoi ai.

Fushata për rizgjedhjen e zotit Trump tha se presidenti republikan, që është pas rivalit të tij Joe Biden në sondazhe, planifikon të marrë pjesë në debatin e dytë të 15 tetorit me kandidatin demokrat dhe e konfirmoi një gjë të tillë në Twitter.

“Megjithëse nuk është krejtësisht jashtë rrezikut, unë dhe ekipi mjekësor jemi të mendimit se analiza e gjendjes së tij të përgjithshme, mbështesin kthimin e tij” në Shtëpinë e Bardhë, ku një ekip mjekësor dhe pajisje të sofistikuara mjekësore do të jenë në dispozicion të nevojave shëndetësore të presidentit 24 orë në ditë, tha në një konferencë për shyp të hënën pasdite Dr. Sean Conley, mjeku kryesor i presidentit.

Çdo ditë që një pacient qëndron në spital pa qenë e nevojshme, përbën kërcënim ndaj tij,” tha mjeku. “Aktualisht këtu në spital nuk po bëjmë asgjë që nuk mund ta bëjmë fare mirë në Shtëpinë e Bardhë”.

Para se të dilte nga spitali, Presidenti shkruajti në Twitter:

” Mos kini frikë nga COVID-i. Mos e lini t’ju kontrollojë jetën. Administrata Trump ka zhvilluar njohuri dhe mjekime të mrekullueshme. Ndjehem më mirë se 20 vjet më parë!” tha presidenti.

Dr. Conley, mjek i përgjithshëm dhe komandant në Marinën Ushtarake amerikane, foli për gazetarët në oborrin e spitalit, por nuk pranoi të jepte shpjegime kur u pyet ndër të tjera për gjendjen e mushkërive të presidentit. Mjeku tha se nuk mund të ofronte informacione të tilla si rezultat i rregullave për privatësinë e pacientit.

Presidenti po mjekohet me një kurë me steroide që zakonisht nuk jepet kur pacienti ka simptoma të lehta ose të moderuara të COVID-19. Ai po ashtu po merr remdesivir, një ilaç antiviral.

Mjekët e presidentit kanë thënë se kanë “optimizëm të matur” dhe se janë në gatishmëri, pasi siç u shpreh mjeku I presidentit, Dr. Conley “jemi në rrethana të panjohura pasi po e mjekojmë me ilaçe që nuk i jepen zakonisht pacientit kaq herët pas shaqjes së sëmundjes.” “Nëse e kalojmë të hënën me të njëjtat ritme përmirësimi, do të hedhim hapin e fundit dhe do të marrim frymë të çliruar,” tha mjeku.

g.kosovari

Next Post
Vazhdojnë reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për sot

Vazhdojnë reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com