• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Neritan Liçaj: Enver Hoxha ishte i shitur te Serbia. Krijoi ndarje veri-jug që ende i vuajmë sot

by A R
12/11/2025 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktori i njohur Neritan Liçaj, i ftuar në emisionin “Dita jonë” në A2 CNN, foli gjerësisht për rolin e tij në një projekt artistik që lidhet me figurën e Enver Hoxhës, por edhe për qëndrimin e tij personal ndaj diktatorit komunist. Ai theksoi se ky rol nuk ia ka ndryshuar aspak mendimin për Hoxhën, pasi, siç tha, “nuk kam qenë kurrë i mendimit që Enver Hoxha ka qenë burrë i mirë”.

Sipas Liçajt, Hoxha nuk mund të vlerësohet për industrializimin apo “sigurinë” e kohës së tij, sepse ato ishin produkte të diktatit dhe të varësisë nga Lindja. “Jo po bëri fabrika… I bëri rusi dhe kinezi. Jo po kishte siguri… Kishte diktat, jo siguri”, u shpreh aktori.

Ai tregoi se për të ndërtuar rolin ishte marrë thellësisht me figurën e Hoxhës, duke u konsultuar me njerëz që kishin qenë pranë tij, për të kuptuar jo vetëm dimensionin politik, por edhe anën njerëzore të diktatorit. “Ai kishte krijuar një frymë, pëlqeje apo jo, ekziston ende sot hoxhizmi. Ka trushpëlarë që i shkojnë te varri”, shtoi Liçaj në “Dita jonë” në A2 CNN.

Aktori kritikoi ashpër trashëgiminë e regjimit komunist, duke e quajtur atë një periudhë që shkatërroi shoqërinë shqiptare. “Enver Hoxha i mori gjithçka popullit të vet: pasuritë, pronat, nderin, dinjitetin, fjalën, mendimin. Ai ishte i shitur te serbët, rusët dhe kinezët, tek të gjithë armiqtë historikë të kombit tonë. Pse duhej të shkonim në Lindje, kur ne jemi perëndimorë?”, u shpreh ai.

Liçaj shtoi se pasojat e ideologjisë komuniste ndihen ende sot, në ndarjet shoqërore e rajonale. “Komunizmi çau familjet, fshatrat, bashkësitë. Krijoi ndarje veri-jug që ende i vuajmë sot”, tha ai, duke e cilësuar këtë “trashëgiminë më të hidhur të ideologjisë së Marksit dhe Engelsit”. “Dy të tretat e Shqipërisë janë kodrinore e malore. Pse ai që vjen nga mali nuk ka të drejta si ai nga fusha? Kjo frymë përçmuese e mbjellë nga komunizmi duhet të marrë fund”.

Next Post
Barokqeveri

Barokqeveri

Comments 1

  1. Lui says:
    3 months ago

    Sa idiot që je o Neritan..!!! Nuk mbeti Enver Hoxha ta analizosh ti me padije absolute mbi shoqërinë dhe drejtimin e një shteti. Në atë kohë jo vetëm që nuk pati përçarje, por kishte një unitet që e kanë zili edhe vendet më zhvilluara. Dhe ku e ke parë e dëgjuar ti që malësori nuk i ka të drejtat njëlloj si kodrinori apo fushori?! Është pikërisht kjo kohë sot që bëhen këto ndasi, dhe më saktësisht i bën ai lideri yt shpirtëror dhe politik. Ai që dha urdhër që të ngriheshin dy avionë e të bombardonin jugun. Ndërsa Enveri ua çoi fshatarit dhe malësorit shërbimin deri te maja e malit ku kishte shtëpinë malësori. Dhe në fshatin më të humbur kishte qendër shëndetësore dhe shkollë, bilee kishte edhe qendra kulturore e kinema verore. Mos harro që flasim për një kohë që telekomunikacioni ishte tepër i vështirë, jo si sot që e ke celularin te bytha në xhepin e pantallova. Gjths çdokush tregon atë që ka brenda si në shpirt, ashtu edhe në kokë. Edhe ti e tregove veten që je bosh nga brenda kur mohove ndërtimin e çdo pëllëmbë fabrikë e uzinë që nuk u ndërtuan nga rusët e kinezët, por nga prindërit tanë, edhe nga të tutë.. E kundërta ndodhi, Enveri i shfrytëzoi rusët dhe kinezët. Ua morëm teknologjinë dhe mjetet dhe filluam ta ndërtojmë vetë Shqipërinë tonë

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

Lumi i Shalës si Tajlanda: “Reise Reporter” e konsideron si një perlë natyrore europiane

February 8, 2026
Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

Çudira nga dosja e “Epstein”, ekskursioni (për fosile dinozaurësh) i pedofilit me elitën amerikane

February 8, 2026
Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In