• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëntori i 20-vjeçares Arilena Ara/ Nga humbja e virgjërisë te truket me të dashurin që e menaxhon

by Java News
03/11/2019 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aq shumë famë mori kënga e saj “Nëntori”, me të cilën konkurroi në festivalin “Kënga Magjike”, saqë emri i Arilenës, tashmë 20-vjeçare, të asocion në këtë muaj vjeshte. Tashmë jemi në nëntor, po lind pyetja ç’po ndodh me jetën e fitueses së edicionit të dytë të “X Factor Albania” këtë muaj, të cilin në këngë thotë se do të donte ta zhdukte fare nga kalendari.

 

 

Dhe tashmë që organizatoret e “X Factor”, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, kanë marrë përsipër edhe organizimin e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, Arilena vendos të konkurrojë në këtë garë që e çon fituesin në Festivalin Europian, një skenë e lakmuar nga këngëtarët shqiptarë.

 

Kujtojmë që në 2017ën, Arilena u tërhoq nga gara e këtij festivali, pasi në media u lakua emri i saj si fituesja e paracaktuar e festivalit. Të njëjtat media njoftuan se Arilena ishte tërhequr nga gara pikërisht për këtë arsye. Dhe pas dy vitesh, ajo bëhet pjesë sërish e kësaj gare, ndonëse sërish nuk ka shpëtuar pa u përfolur për këtë pjesë. Gjithsesi ka vendosur të vazhdojë, pasi në fund të fundit është e talentuar dhe fama e saj me këngën “Nëntori” ka depërtuar në disa vende jashtë Shqipërisë, sidomos në Rusi.

Po le të ndalojmë pak te jeta private e Arilenës, e cila mori famë me të dashurin që humbi në nëntor, i cili citohej në vargjet e Lindon Berishës, një këngë aq e ndjerë, me muzikë të Darko Dimitrov. Në emisionin “Thumb”, e vënë para faktit që fustani i bardhë i nusërisë simbolizon virgjërinë, Arilena u pyet së cila do të ishte ngjyra e fustanit të saj të nusërisë nëse do ta vishte. Dhe përgjigjja e Arilenës ishte: “E zeza! E zeza është në modë tashmë…”. Por kur asaj iu tha se u kuptua që nuk ishte e virgjër, Arilena reagoi: “Eee, vonë e paskeni marrë vesh…”. Por kush ia ka marrë Arës virgjërinë? “Nëntori ma mori”, u përgjigj këngëtarja.

 

 

Por si mund ta marrim këtë deklaratë, duke qenë se ajo prej kohësh poston foto ku shfaqet në krahët e një djali biond misterioz? Pak kohë më parë, ata dukeshin mjaft të lumtur me njëri-tjetrin, teksa po shijonin pushimet në një jaht. Lajmi kaloi në heshtje, por e pyetur nga mediat lidhur me ato foto, Arilena pranoi lidhjen duke treguar se shumë shpejt do të zbulonte edhe sekretin. “Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju. Do ta zbulojmë edhe sekretin e saj!”.

 

Më tej, Arilena tregoi se për karrierën e saj qëllimi kryesor është përfundimi i albumit muzikor, i cili do të vinte në gjuhën angleze. Ndërkohë nisën aludimet nëse i dashuri i saj ishte shqiptar apo rus, nisur nga fakti se së fundi udhëtonte shpesh drejt Moskës, pas famës që mori me këngën “Nëntori”.

 

 

Ka disa nga ata që mendojnë se personi me të cilin ajo ndan punën dhe jetën private është pikërisht menaxheri i i saj i besuar në muzikë, Popi Kola. Mund të themi se asistenti i Vera Grabockës në “Klan” ka punuar fort për karrierën muzikore të Arilenës, që nga adoleshenca e saj.

 

Arilena i ka besuar atij gjithçka, që nga shpallja fituese e “X Factor”. Duke qenë se ajo duket shumë e lumtur me biondin në krah, për t’u dhënë fund hamendësimeve, Arilena sqaroi fansat se kënga e trishtueshme me muzikë të Darko Dimitrov dhe vargje të Lindon Berishës nuk i dedikohej ndonjë personi konkret në jetën e saj. Në gjithë këto vite që ajo është prezente në muzikë, bie në sy fakti që më shumë se çdo këngëtare tjetër, Arilena është e vetmja që kalon pothuaj 24 orë në 24 me menaxherin e saj, Popi Kola. Ata u afruan gjatë puntatave të “X Factor”, kur Arilena garonte për fitoren.

 

 

Kujtojmë që para disa vitesh, ata u bënë pjesë e një incidenti në Prishtinë, ku persona të panjohur u thyen dhe u vodhën sendet personale në makinën e tyre. Sa i përket imazhit, ish-vajza e brishtë e delikate, tashmë është shndërruar në një bishë. Projekti “Nëntori” e çoi Arilena Arën në një tjetër stad, ndërkohë që ajo shfaqet gjithmonë e më shumë provokuese pas atij suksesi. Tanimë, Arilena në profilin e saj në “Instagram” shihet duke publikuar fotografi artistike, mes të cilave duket se ka edhe foto të nxehta topless.

Next Post
Ja përse jam “tërhequr nga PD”?!

Ja përse jam “tërhequr nga PD”?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In