• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënshtetësia, Meta, dhe presidenti italian Mattarella

by Alba Malltezi
10/02/2021 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi 

Patrick Zaki është një student dhe aktivist egjiptian, i cili prej 1 viti ndodhet në burgjet e Kajros pa një proces dhe pa një të drejtë mbrojtjeje. Bënte një master në Universitet në Bolonja kur, pas pushimeve të shkurtra pranë familjes në Egjipt, nuk u kthye më në Itali për ta vazhduar. Me 7 shkurt u bë një vit nga arrestimi i tij dhe aktivistë, intelektualë, gazetarë, qytetarë në botën mbarë janë mobilizuar në sensibilizim dhe në mbrojtjen e tij. Në Itali veçanërisht, pasi Zaki rrezikon fundin tragjik të një studenti italian në burgjet e Kajros, Giulio Regeni, i vrarë në burgjet e Kajros në 2016.

Roberto Saviano, shkrimtari dhe gazetari kurajoz Italian, po impenjohet në vetë të parë dhe me forcë në mbrojtje të egjiptianit Patrick Zaki. Në rrjetet sociiale, në mass media, në TV e kudo mundet, e ngre zërin në mbështetje të tij. Së fundmi, bashkë me mijëra italianë, i kërkojnë Presidentit Italian Sergio Mattarella që t’i japë nënshtetësinë italiane studentit egjiptian, si një shpresë se dhënia e nënshtetësisë si kompetencë e presidentit, mund të shpëtojë jetën e të riut aktivist. Ja çfarë shkruan Roberto Saviano: “… Duhet bërë një hap më i guximshëm. Nëse në atë burg egjiptian do të ishte një qytetar Italian, pra europian, institucionet tona do të kishin më shumë mundësi për negociata dhe për të përfituar lirimin e tij. Për këtë i kërkojmë Presidentit Mattarella – siç bëri Carlo Verdella nga faqet e Corriere della Sera dhe sic kanë bërë mbi 100 mijë vetë online – t’I japë nënshtetësinë italiane #patrickzaki. Sipas ligjit tonë – vazhdon Saviano, – Presidenti i Republikës mund t’i japë nënshtetësinë një të huaji kur “ka një interes të jashtëzakonshëm për Shtetin”. Ja, në këtë rast bëhet fjalë për një interes të jashtëzakonshëm të Shtetit: rikthimi i dinjitetit Italisë, të cilin e humbi duke u kthyer nga ana tjetër, e duke i dhënë rëndësi interesave ekonomike sa herë që Egjipti shkel të drejtat e njeriut”.

Fjalët e Roberto Savianos dhe impenjimi i qindra mijëra italianëve në çështjen Zaki, që lusin Presidentitn Matarella t’i akordojë nënshtetësinë Patrick Zakit, na shkëlqejnë si diamantë ndriçues neve, në këtë cep të Ballkanit perëndimor, në Shqipërinë e 2021, ku Presidenti ynë i Republikës Ilir Meta, jo vetëm që e zhvleftëson dhënien e Nënshtetësisë shqiptare, jo vetëm që dha një nënshtetësi për 4 orë për të shpëtuar jo një jetë, por një ndeshje, por guxon dhe të kërcënojë gazetarët që e denoncojnë për këtë shpërdorim të tij, e ku një taborrë e tërë indiferentësh, ose më keq, mbrotjësisht, e justifikojnë. Ndërsa institucionet që duhet të hetojnë, e shohin sikur të jetë një çështje që nuk ka të bëjë me vlerën dhe dinjitetin tonë.

Dhënia e nënshtetësisë për dikë, mund të jetë shpëtim jete. Presidenti Italian Sergio Mattarella ende nuk e ka dhënë për studentin Patrick Zaki, por shpresojmë dhe urojmë që ta bëjë.

Next Post
VIDEO/ Rama jep lajmin e mirë: Në kantierin e Spitalit të Ri të Laçit, i cili do rilindë më i madh, më i fortë

VIDEO/ Rama jep lajmin e mirë: Në kantierin e Spitalit të Ri të Laçit, i cili do rilindë më i madh, më i fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In