• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetarja e PD: Pazarit PS-Rithemelimi sot i doli boja. Do shndërrohemi në alternativë premtuese

by Java News
09/05/2024 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ishte e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv ku foli për zhvillimet e fundit në PD. Sa i përket pretendimeve se u amnistuan të korruptuarit subjekte të GJKKO dhe SPAK, Pampuri u shpreh se këto dolën të vërteta edhe sot nga interpelanca e deputetit Alibeaj me ministrin Manja.

‘Nuk ka pretendime, janë të qarta. Kur ka fakte dhe argumente ka qetësi, kur nuk ka flakë dhe tym. E vërteta të cilën enne nxorëm në pah para se amnistia të votohej. Amnistinë në parim e kemi votuar të gjithë. Nuk ishim kundër amnistimit të personave që kanë dalë në protesta kundër të korruptuarve. Protestohet në çdo vend të Europës.

Kemi qenë pro që të amnistohen. Por kemi paraqitur amendamentet tona. Kishim një kusht, të mos prekeshin ata që hetoheshin nga GJKKO dhe SPAK, nga një publikim i një prej gazetarëve doli në pah që përpos ajo që u trumbetua kishte dhe personazhe që dolën disa nga zoti Manja. Ndërkohë që zoti Manja po i numëronte, ky që ka bërë një tender pa garë amnistohet, ndërsa ai që ka dalë të protestojë rri në burg. Doli në pah e vërteta që kemi thënë. Doli vetë zoti Manja që shpalosi të gjithë të vërtetat.

Pazari vijon, sikurse vazhdon për të futur të larguarit nga grupi parlamentar. Pazarit i doli boja sot. Mesa dimë nuk kemi një informacion se cili nga protestues është përfitues i amnistisë. Nuk ishte prioritare kjo, ishte prioritare të liroheshin zyrtarët e qeverisë së korruptuarit e zotit Manja’, tha Pampuri.

Sipas Pampurit, kryefjala sot duhet të jetë reforma zgjedhore, ndërsa Rithemelimi e hodhi në erë atë komision vetëm për pazare të vijueshme me mazhorancën.

‘Sot 11 muaj para zgjedhjeve, kryefjala duhet të jetë reforma zgjedhore, vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit për të hetuar këdo. Nuk është prioritet të bëjmë shou atje se po bëjmë opozitën e madhe. Në këmbim të amnistisë, Rithemelimi mori që u hodh në erë reforma zgjedhore. Të kalosh në një grup bisedimi është absurditet’, shtoi deputetja.

Sa i përket pretendimeve të Rithemelimit, se listat e hapura i kërkojnë vetëm partitë e vogla, Pampuri thotë se listat e hapura janë të domosdoshme së bashku me prioritetet e tjera.

‘Hapja e listave është pjesë e një vendi demokratik, e bashkëshoqëruar me votimin, numërimin elektronik, vota e diasporës dhe president nga populli. Çfaë do të thotë kjo parti e vogël, parti e madhe? Qytetarët duan të zgjedhin deputetin që duan me votë. Atij i intereson individi që do votojë’, theksoi Pampuri.

Ndërkohë, për propozimin e Ramës, për një rezolutë në bashkëpunim me partitë opozitare, Pampuri thotë se PD nuk bëhet pjesë e aleancave anti-SPAK.

‘Çfarë komisioni, që do kontrollojë SPAK? Është absurde. Reagimi i ambasadës përshëndet në parim çdo iniciativë që është anti-korrupsion. Jemi partia që kërkojmë vettingun e politikanëve. Të ketë vetting para se të marrë postin. Ti mveshësh integrimit dhe negociatave këtë pjesën tjetër që është e gjitha një kalkulim i Ramës.

Ai thotë kam 110 vota, se ka votat e opozitës dhe duke patur këto del e bën shefin e madh, njeriun e pastër, në fakt është koka e korrupsionit. Ça do  më shumë Rama që të quhet mbret i korrupsionit. Është i vetmi që nuk ka shkuar në SPAK. Kjo është qeveria më e korruptuar në këtë vend këto 32 vite.  Nuk do jemi palë në këtë pjesë, për të kontrolluar SPAK’, nënvizoi Pampuri.

Reagimet e Metës ndaj Bashës, Pampuri i sheh normale, pasi sipas saj kreu i PL-së gjatë viteve në politikë ka patur mjaft luhatje, herë me gjuhë të ashpër ndaj Berishës dhe herë duke sjellë Ramën në pushtet.

‘Mbaj mend që një periudhë shumë të rëndësishme zoti Meta e mëbshteti Ramën dhe e solli në pushtet. Atëherë kur PD mori 1 milion shuplaka kundër dhe ishte Meta që u bashkua me Ramën. Më pas bëri këto kalimet. Zoti Meta ka patur ghjithmonë këto luhatjet. Ka patur dhe një gjuhë edhe më të ashpër ndaj zotit Berisha. Mesa duket përsqëritet një herë në disa vite dhe si duket është viti ky’, u shpreh Pampuri.

PD, për Pampurin duhet të jetë një alternativë për qytetarët me program të qartë dhe me figura me integritet.

‘PD ka nevojë të shndërrohet në një alternavitvë premtuese. Dhe kjo është kryefjala e takimeve, edhe takimeve të vogla. Si ta kthejmë PD në një alternativë premtuese dhe sfidues. Pa diskutim që ka njerëz. Kemi përfunduar një proces riorganizimi. Kemi për të prezantuar një program në fund të qershorit. Një parti mbahet nga një program i mirë dhe figura të pastra.

Qytetarët sot janë të zhgënjyer nga një qeveri e korruptuar. Kërkojnë alternativë, njerëz të pastër, program premtues. Për këtë po punojmë, çdo ditë në terren. As në 97 nuk krahasohet ajo që i ndodhi këto 3 vite PD-së, një përçarje e paparë. Kur lufta është brenda llojit, është dhe më e ashpër. 8 janari do mbahet mend në histori. Shenjat kanë mbetur. E kemi kaluar atë fazë dhe ftojmë qytetarët të votojnë një alternativë premtuese.

Do të ketë risi në figura të reja politike, të rinj të formuar në Shqipëri apo jashtë. Persona me integritet. Një ndërthurje mes të rinjve dhe atyre të politikës së kaq viteve. Çdo parti është e hapur për aleanca. Por kemi atë vijën e kuqe’, tha deputetja.

Për një bashkëpunim të mundshëm me Rithemelimin, Pampuri thotë se nuk kthehemi më prapa.

‘Kush është kreu i Rithemelimit? Dhe pse u ndamë në 9 shtator 2021. Nuk ka hapa prapa. Kemi hapa përpara’, shprehet Pampuri./m.j

Next Post
Bardhi nxjerr “bllof” Bashën, lexon përgjigjen zyrtare të Dumanit: Asnjë subjekt i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia

Bardhi nxjerr “bllof” Bashën, lexon përgjigjen zyrtare të Dumanit: Asnjë subjekt i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com