• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetari i PD: Fati i Berishës është vetmia, poshtë banesës i mblidhen vetëm ata që i bëri me lekë…!

by Java News
05/01/2024 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko, i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, si edhe ka zbuluar qëndrimin e forcës politike ku ai bën pjesë.

Bejko u shpreh se PD nuk është distancuar vetëm nga Berisha, por nga ajo që ai quajti “berishizmi”, që sipas tij përmbledh elementet që e portretizojnë një figurë politike si autoritar.

Sipas tij Partia Demokratike ka vijuar aksionin e saj politik dhe ka vijuar me procesin e organizimit të brendshëm të partisë, ndërsa zbuloi se deri në fund të muajit mars pritet që të dalë lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare.

Ai theksoi se pret që Basha dhe demokratët e tjerë pranë tij të artikulohen politikisht dhe të jenë më pranë qytetarëve për të prezantuar propozimet e tyre.

Sa i përket çështjes së ish-kryeministrit Berisha, ai tha se fundi i liderëve të tillë është vetmia, duke u shprehur se poshtë banesës së tij janë mbledhur vetëm “bashkëpunëtorët që u ndryshoi lëkurën”.

“Ne nuk jemi distancuar vetëm nga Berisha, por nga berishizmi që përmbledh elementet që e portretizojnë një figurë politike si autoritar. Berisha bën si Rama mos njohjen e ligjit, krijimin e forcave paramilitare për kundërshtimin e ligjit dhe de legjitimimin e kundërshtarëve politikë dhe atyre që nuk janë në axhendën e Berishës, fut këtu edhe drejtësinë që ai e quan bandë kriminale dhe kreun e SPAK e vendos me kriminelët e këtij vendi. Ne distancohemi nga aktet e dhunës në parlament. Presim nga ata që janë në parlament t’i japin mundësi zhvillimit të reformave.

Deputetët e PD kanë reaguar për çështjet e ditës nga selia sepse parlamenti ka qenë në flakë dhe kur flakadanët e berishizmit ndizeshin ata kanë votuar kundër buxhetit. Deputetët e PD kanë dalë në konferenca duke marrë zërat e buxhetit një për një. Në mungesë të kushteve për të prezantuar opinionin në sallën e parlamentit ku i është vënë flaka nga Berisha dhe Rama, ata kanë dalë në seli.

Gjatë kohës që Berisha ka qenë në aksione parapolitike, PD ka qenë në aksione politike. PD ka prezantuar disa nisma. PD ka strategjinë e vetë. Ne dolëm nga një situatë e vështirë e ekzistencës, strukturat ishin traumatizuar. Për pasojë PD ka qenë duke u organizuar nga brenda. Kur mbaroi Kongresi Basha ka qenë në terren duke takuar demokratët dhe duke u shpjeguar axhendën tonë. Pa rregulluar oborrin tonë ne nuk mund të pretendojmë se të tjerët janë të gatshëm të na bashkohen.

Pasi u bënë zgjedhjet për strukturat e partisë, jemi në procesin e zgjedhjeve të kryetarëve të degëve. Deri në fund të marsit do dalë edhe lista për kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare. PD e ka urgjencë të nxjerrë ekipin e saj në terren dhe të jetë pranë qytetarëve. Ajo që pres nga Basha dhe PD është që ne të gjithë të artikulohemi politikisht dhe qytetarët të dëgjojnë propozimet tona për ndryshimin dhe zhvillimin e vendit.

Besoj shumë te SPAK, nuk besoj se pas tij qëndron Rama. Telefoni i SPAK është ndërprerë me Ramën dhe komunikon vetëm me Uashingtonin. Drejtuesit e SPAK nuk i shohin fare lajmet shqiptare, por vetëm ato në SHBA. Berisha me kthimin që bëri, duke krijuar një puç për ta kthyer PD në bunker të vetin dhe familjes së vetë, nuk bëri gjë vetëm sa e dëmtoi PD dhe armiqësoi demokratët. Fundi i liderëve të tillë është vetmia. Shikoni pak kush i mblidhet atje te rruga, vetëm bashkëpunëtoret e tij që u ndryshoi lëkurën, nga njerëz të varfër i bëri shumë të pasur duke mos punuar një ditë. Rithemelimi ka humbur tashmë, është në drejtim të paditur”, u shpreh Bejko mes të tjerash./m.j

Next Post
Fjalimet e Berishës nga dritarja, avokati: Shkelje ligjore! Ja kur prokurori mund të kërkojë arrest me burg

Arrestimi i Berishës është i mirëpritur, por e gjithë kultura politike e Shqipërisë duhet të ndryshojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In