Mediat zviceriane raportuan për disa takime sekrete mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve në veri.
Ardian Gjini, nënkryetari i AAK-së dhe ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës në vitet 2006-2007 ka reaguar pas këtij lajmi duke thënë se nuk ishin takime negociuese.
Asnjëherë nuk kanë qenë sekrete. Në fakt nuk janë takime negociuese. Është spektakularitet i kotë”, tha Gjini i kontaktuar nga Gazeta Express.
Ai përmendi rregullin Chatham House për takime të tilla joformale, të cilat tha se i mbështet qeveria zvicerane. “Rregulla Chatham House nënkupton mos citim të njëri-tjetrit e jo fshehtësi të diskutimeve. Qeveria Zvicerane e mbështet CIG për mbajtjen e takimeve joformale diskutuese”, tha Gjini./m.j