• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Interpretime jashtë kontekstit”, Berisha tërhiqet nga shkrirja e SPAK, pas ngacmimit të Ramës?!

by A R
25/02/2025 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha tërhiqet nga qëndrimi se me ardhjen e tij në pushtet SPAK do të shkrihet. Nga selia blu, lideri demokrat pohoi se deklaratat e tij janë nxjerr jashtë kontekstit, duke sqaruar se në çdo rast ka kërkuar që të mos kishte një prokurori politike.

Kjo zmbrapsje erdhi vetëm pak orë pas Edi Rama deklaroi se Berisha pret vetëm një fishkëllimë prej Kryeministrit për ta shkrirë SPAK-un.

“Tani, nuk duhet, mendoj unë, të bëjmë interpretime jashtë kontekstit. Ajo që kam deklaruar dhe deklaroj unë, se kurrë në qeverisjen e PD, Shqipëria nuk do të ketë prokurori politike”, tha Berisha.

Pavarësisht se e quan një prokurori politike, kreu i opozitës mori në mbrojtje prokurorin Ols Dado, përballë atyre që i quan sulme të Erion Veliajt. Një ditë më parë kreu i arrestuar i Bashkisë Tiranë akuzoi Dadon se kishte përdorur ndaj tij fjalën “ndyrësirë”, gjë që më pas u mohua nga SPAK. Këto akuza sipas Berishës janë falsifikime të dënueshme, ndaj paralajmëron padi penale ndaj kryebashkiakut.

“Me mashtrimin e djeshëm ndaj publikut, Erion Veliaj tregoi se, për t’i shpëtuar krimeve që ka kryer është i aftë të ndërmarrë çdo veprim. Dje ai e përshkallëzoi qëndrimin e tij kriminal. E përshkallëzoi duke mashtruar qytetarët shqiptarë, sikur prokurori i paska thënë atij një fjalë të dënueshme”, shton kreu i PD.

Një koment e pati dhe për lëvizjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka pranuar një dëgjesë me rektorin e Universitetit Bujqësor pas 34 urdhër arresteve në këtë institucion.

“Edi Rama është në tmerr, është në panik. Dëshmojnë shumë qartë se, kërkon që çdo urdhërarresti para se të ekzekutohet apo të lëshohet të kalojë nga zyra e tij, të marrin lejen e tij”, shtoi ai.

Berisha akuzoi mazhorancën se po zhdukin dokumentet shtetërore, ku sipas në bashkinë e Tiranës po digjen dhe grisen mijëra të tilla.

Next Post
Vrau dje me armë zjarri në Kurbin 67-vjeçarin, arrestohet autori

Vrau dje me armë zjarri në Kurbin 67-vjeçarin, arrestohet autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In