• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi i Kushtetueses/ Ja privilegjet që humbet Meta nëse shkarkohet

by Java News
29/01/2022 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta humbet privilegjet e parashikuara për funksionarët e lartë nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, përveç njollës si politikan nuk do t’i njihet statusi i ish presidentit. Presion anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tre ditë para mbledhjes për shkarkimin e tij.

Nga Adriatik Doci 

 

Presidenti Ilir Meta ka intensifikuar presionin dhe shantazhin ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në prag të mbledhjes së kësaj gjykate për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin nga detyra të Metës, për shkelje të mbi 20 neneve të Kushtetutës, për provokim të cenimit të marrëdhënieve me SHBA, cenimin e sigurisë publike, thirrje për veprime të dhunshme etj. Akuzat dhe kërcënimet e Metës ndaj Gjykatës Kushtetuese reflektojnë pasigurinë e tij për votat e anëtareve të Masida Xhaferllarit dhe Vitore Tushes, vota vendimtare për fatin e tij.

 

Mandati i Ilir Metës mbaron në 24 korrik të vitit 2022. Edhe nëse Gjykata Kushtetuese e shkarkon për shkelje të Kushtetutës, kjo vendimmarrje mund të merret në fund të mandatit të tij ose edhe pas mbarimit të mandatit.

Po pse Ilir Meta është i alarmuar nga mundësia e shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese?

Dy janë arsyet. Së pari, Ilir Meta do të hynte në histori si presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që shkarkohet për dhunimin sistematik të Kushtetutës. Një vendim i tillë do të ishte një njollë e përjetshme politike.

Së dyti, nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon vendimin e Kuvendit, Ilir Meta humbet të gjitha privilegjet si ish president, bashkë me familjen e tij. Pika 4 e nenit 63 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese parashikon që “kur vendoset deklarimi i shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, ai nuk përfiton trajtimet e veçanta të parashikuara për funksionarët e lartë”.

Nëse Gjykata Kushtetuese e shkarkon, Ilir Meta humbet të drejtën për t’u mbrojtur nga Garda e Republikës, pas mbarimit të mandatit. Ligji për gardën parashikon që Presidenti i Republikës, pas përfundimit të mandatit, gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për 5 vjet, pra deri në vitin 2027. Në rast shkarkimi Meta e humbet këtë të drejtë. Nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta humbet edhe të drejtën për të marrë tre paga mujore pas largimit nga Presidenca si dhe 50 % të pagës deri në vitin 2015.

Meta humbet gjithashtu trajtimin si ish president nëpër ceremoni dhe festa zyrtare. Një tjetër privilegj që humbet Meta si ish president është shfrytëzimi i diferencuar i sallës VIP në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndonëse ai mund ta fitojë si ish kryeministër në vitet 2000-2002. Si ish kryeministër Meta mund të mbajë edhe pasaportën diplomatike. Pas largimit nga Presidenca, Ilir Meta pritet të rikthehet në krye të LSI-së, e cila ‘preku fundin’ në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ndërkaq, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka paralajmëruar se Meta do të shpallet non grata nga SHBA, ashtu si aleati i tij Sali Berisha.

Shqiptarja.com

Next Post
Gjiknuri: Përçarja e opozitës na favorizon më 6 Mars, presidenti gati për tranzicionin e tij politik

Gjiknuri: Përçarja e opozitës na favorizon më 6 Mars, presidenti gati për tranzicionin e tij politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In