• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

by A R
30/07/2025 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia e Lirisë deklaron se po vijon të marrë në analizë draftin e Kodit të Ri Penal. Tedi Blushi tha se ndryshimet në nenin për “Dorëzimin e Territorit” janë tradhti kombëtare e Edi Ramës pasi zbusin ndëshkimin penal duke i hapur rrugë cenimit të sigurisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Deklarata e plotë:

‘Me indinjatë të thellë dhe shqetësim patriotik e kombëtar, Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe ndryshimet e rrezikshme antikombëtare të propozuara në draftin e ri të Kodit Penal, për të zbutur ndëshkimin penal ndaj aktit më të rëndë dhe më të pafalshëm kundër kombit shqiptar, dorëzimin e territorit të Republikës së Shqipërisë. Akti i paprecedentë i zbutjes së dënimit për dorëzimin e territorit të Shqipërisë, i propozuar nga vetë Kryeministri Edi Rama, përfaqëson një tentativë të qartë antikombëtare për të amnistuar tradhtinë ndaj Atdheut dhe për të krijuar një precedent të rrezikshëm që cënon rëndë sigurinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Ndërkohë që Kodi aktual Penal dënon dorëzimin e territorit me jo më pak se 15 vjet burg ose burgim të përjetshëm, drafti i ri parashikon, në mënyrë të turpshme, që në mungesë të një qëllimi “të posaçëm” dhe “kur dorëzimi nuk varet nga detyrime ligjore”, kjo vepër të dënohet me vetëm 5 deri në 15 vjet burg!  Ky nen thellësisht antikombëtar është një ftesë e hapur për tradhtarët dhe një përpjekje e orkestruar për të dekriminalizuar aktet më të rënda që mund të kryhen kundër Republikës së Shqipërisë.

Draft vjen nga i njëjti Kryeministër që ka vënë në jetë axhendën antikombëtare të shpopullimit, që ka promovuar idenë famëkeqe të “korrigjimit të kufijve” të Kosovës, që e shpalli Veriun e Kosovës, tokë të askujt dhe që ka hyrë në marrëveshje të fshehta e okulte me Greqinë për çështjen e detit, duke refuzuar të publikojë kushtet e negociatave, dhe duke anashkaluar institucionet e shtetit shqiptar. Edi Rama, ky Esad Pashë i ri, nuk ka legjitimitetin moral, politik dhe historik të prekë nenet e Kodit Penal që mbrojnë kufijtë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë për t’i hapur derën e amnistisë atyre që i shërbejnë interesave të armiqve të kombit shqiptar.

Shqipëria nuk ka nevojë për alibi ligjore që i hapin rrugë pazareve me tokën e shqiptarëve të larë me gjakun e mijëra dëshmorëve, por për ligje të qarta, të rrepta dhe pa ekuivok ndaj çdo forme të dorëzimit, faljes apo tregtimit të territorit kombëtar. Zbutja e këtij neni është një tentativë për të legalizuar një krim kundër kombit dhe një precedent i rrezikshëm që minon themelet e shtetësisë.

Kodi i ri Penal nuk është asgjë tjetër veçse një alibi për të nxjerrë në shitje territorin e Republikës së Shqipërisë. Asnjë centimetër tokë i Republikës së Shqipërisë nuk është i negociueshëm.  Askush që e dorëzon, përkohësisht apo përgjithmonë, nuk mund të trajtohet ndryshe veçse si tradhtar i kombit. I bëjmë thirrje çdo shqiptari të ndershëm dhe patriot, të ngrihet fuqishëm kundër këtij sulmi ndaj vetë ekzistencës tonë si shtet.

Të gjithë ata që heshtin sot, bëhen bashkëfajtorë në një projekt të zi antikombëtar, që ka për synim tjetërsimin e Shqipërisë. Kufijtë nuk janë çështje partie. Janë vija të kuqe gjaku. Dhe askush, askush, as Edi Rama, as një shumicë e dalë nga zgjedhjet e vjedhura të 11 Majit, as ndonjë komision i errët parlamentar, nuk ka të drejtë t’i shesë, t’i falë apo t’i dorëzojë. Kush guxon të prekë kufijtë e Shqipërisë, do të mbajë mbi shpinë peshën e historisë, mallkimin e kombit dhe përgjegjësinë penale që nuk do të amnistohet kurrë.

Tradhtarët e Atdheut nuk do të mbrohen dot as pas neneve të reja të Kodit Penal, as pas blindave të pushtetit, as pas marrëveshjeve të errëta nëpër tavolina të huaja. Kush guxon të prekë sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë, nëpërmjet neneve dhe ligjeve antikombëtare, hap varrin e vet politik.  Gjakun i Dëshmorëve të Atdheut nuk mund të bëhet ujë nga një regjim sa kriminal, aq edhe antikombëtar.

Next Post
Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

Zgjerimi i BE-së, dalin detajet e udhërrëfyesit të Komisionit Europian, e shpall nesër Marta Kos

November 3, 2026
Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

Amerikanët votojnë për Kongresin, iranianët presin sinjale për të ardhmen e konfliktit

November 3, 2026
Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

November 3, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In