• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

by Çapajev Gjokutaj
20/04/2024 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj

Mirë e kishe shkruar sta tusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion – po bën mirë t’i thuash gjërat më copë: Policia ta bëjë natën ditë, ta gjejë djalin e t’ia kthejë së ëmës, se asaj i dhëmb më shumë; gjyshërit t’i rrasë brenda për rrëmbim personi e keqtrajtim të mituri. Të tjerat që thoshe me empatira e vetëpërmbushje janë filozofira e s’para ngjisin.

Buzëqesha dhe i thashë frazën e dalëboje nga përdorimi i shumtë: Mendje, mendje kjo dynja. Në fakt, arkëtarja kishte të drejtë: “Fëmija trevjeçar i rrëmbyer nga gjyshërit i duhet kthyer mamasë jo vetëm se kështu e do ligji, jo vetëm se nënës i dhemb më shumë, por edhe se në atë moshë, asgjë nuk ia zëvendëson dot ngrohtësinë dhe përkujdesjen amtare”.

Historia rreth të cilës po bisedonim dhe që këto ditë po shfaqet si seriali i radhës në media e portale, është sa e dhimbshme, aq edhe primitive. Para një viti, babai i vogëlushit dhe djalë i gjyshërve rrëmbyes ka vdekur aksidentalisht. Tani duket se mes nënës së re dhe gjyshërve ka filluar ndeshja se kujt i takon vogëlushi. Me Kanun u takon linjës prindërve të të vdekurit. Me ligj i takon nënës. Me njerëzillëk…, hë pra me njerëzillëk kujt i takon?

Ikja e një djali të ri është e dhimbshme për prindërit, por edhe për bashkëshorten. Vogëlushi është i mitur dhe njeriu e ka të vështirë ta dijë sesi e percepton mungesën e të atit. Por një gjë është e sigurt: boshllëku që ka lenë ikja e babait do rëndojë fuqishëm në formimin e vogëlushit. Në çdo shoqëri normale, nëna dhe gjyshërit, sado mërira e mospëlqime të kishin, do bashkëpunonin të paktën në segmentin që ka të bëjë me vogëlushin, për t’ia bërë më të lehtë mungesën e babait e për ta ndihmuar të ndihet sa më normal e i përmbushur.

Lufta “kujt i takon fëmija, gjyshërve apo nënës” ngjan sikur bëhet për vogëlushin, duket sikur të dyja palët digjen nga dashuria për të, por në thelb e vret të miturin në kuptimin literal të fjalës: nuk e sheh si njeri, por si pronë, si mall që trajtohet pa mall e dashuri.

Para ngjarjesh të tilla edhe një herë i thua vetes se një pjesë e shoqërisë sonë di të dojë e të urrejë, por nuk di të hyjë në galloshet e tjetrit, nuk di ta vërë veten në vendin e tjetrit, të mendojë e të ndjejë si ai. Me një fjalë, jemi pjekur hënajashtë me empatinë.

Thënë të gjitha këto, ndruaj se të bësh tifozllëk rreth dilemës “fëmija i takon nënës apo gjyshërve?”, e thjeshton dukurinë dhe gjynah mos paça, po e sheh fëmijën si qenie pasive, që i takon këtij apo atij dhe po ta gërmosh këtë dilemë një çikë më thellë, mund të gjesh që fqinjëron me konceptet kanunore ‘lisi i gjakut apo lisi i qumështit’.

Me gjasë shumë prej nesh nuk janë çliruar akoma nga mentaliteti patriarkal që i sheh fëmijët si objekt të dashurisë, përkujdesjes, moralit dhe edukimit që ua sigurojnë të rriturit, të përzgjedhura e të paketuara, kurse të vegjlit s’kanë detyrë tjetër, veçse t’i përthithin sa më mirë. Harrojmë se, ashtu të vegjël e të pakultivuar akoma, fëmijët janë subjekte që ndjejnë, mendojnë e reflektojnë, subjekte me të cilët duhet të bashkëveprosh e të negociosh, se vetëm kështu rriten e vetëpërmbushen.

Për sa i përket dilemës: i takon nënës apo gjyshërve, përgjigja nuk gjendet në aksin… ose… ose…, po në atë… edhe… edhe. Duke respektuar hierarkinë që sugjeron biologjia dhe kultura, fëmija u takon të dyja palëve, nënës më shumë e gjyshërve shumë, ashtu siç u takon e do t’u takojë edhe të afërmve, shokëve, fqinjëve. Vetëm në marrje e dhënie normale e humane me të gjithë ata që e rrethojnë fëmija rritet e zhvillohet, bëhet njeri i kompletuar e jo ekzistencë e handakosur.

Historia njeh raste të fëmijëve ujq, fëmijë që në një rrethanë a tjetrën kanë humbur në pyll dhe i ka rritur ujkonja. Pas vitesh jetese me ujqit, kur hera e sjell që këta fëmijë të kthehen në shoqërinë njerëzore, e kanë vështirë të bëhen njerëz tamam, madje dhe gjuhën nuk e flasin dot normalisht, mësojnë e thonë fjalë, por gramatikën e kanë thuajse të pamundur ta nxënë. Ujkonja mund ta zëvendësojë nënën dhe të sigurojë mbijetesën e këtyre fëmijëve, por nuk mund të zëvendësojë rolin e shoqërisë, kulturës dhe gjithë elementëve të tjerë që e bëjnë njeriun njeri

Next Post
Rithemelimi sulmon ashpër SHBA, Britaninë dhe BE: Jeni hipokritë, të korruptuar, dhe të lidhur me mafien

Rithemelimi sulmon ashpër SHBA, Britaninë dhe BE: Jeni hipokritë, të korruptuar, dhe të lidhur me mafien

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

Çupi: SPAK po tenton të rrëmbejë pushtetin! Prokurori që goditi Hysenin duhet arrestuar

September 25, 2026
Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Ambasadori i ri amerikan vjen në Tiranë! Detaje nga mbërritja “surprizë”. Ja ndalesa e parë

September 25, 2026
Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

September 25, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Ish-shefja e SHISH/ Nuk shantazhoi median, por kërcënoi armiqtë e saj

September 25, 2026
Pas protestave, Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës

Këshilli Bashkiak fton Veliajn në mbledhje, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve për pjesëmarrjen

September 25, 2026
Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

Autori me dy armë në duar, ja momenti i ekzekutimit të Artan Myrtajt në Sarandë

September 25, 2026
Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

Ambasada Amerikane në Prishtinë: Presim bashkëpunim me Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës!

September 25, 2026
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan dhe vëllai i tij

Sherr me sende të forta në Elbasan, në pranga 4 persona, mes tyre edhe dy vëllezër!

September 25, 2026
“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

“O hajdut, në burg”- Delina Fico zbulon se çfarë ndodhi mbrëmë në incidentin me protestuesit: Bëra gabim, por kishin 5 minuta që shanin, hapën kamerat vetëm…

September 25, 2026
Tragjike në Elbasan, burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

Zjarri shkrumbon banesën në Sarandë, çifti i të moshuarve përfundon në spital i asfiksuar, ja si paraqitet gjendja e tyre!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com