• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rithemelimi sulmon ashpër SHBA, Britaninë dhe BE: Jeni hipokritë, të korruptuar, dhe të lidhur me mafien

by Java News
20/04/2024 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesit e PD-Rithemelimit, iu kanë çuar një letër Ambasadave të SHBA, BE-së, Britanisë së Madhe, Italisë etj., në Tiranë, pas protestës së djeshme përpara Bashkisë së Tiranës.

Ambasadat reaguan njëzëri duke dënuar aktet e dhunës, por kjo nuk i ka pëlqyer fort drejtuesve të fraksionit që drejtohet nga Sali Berisha ndaj dhe kanë reaguar me një letër.

Letra për Ambasadat është nisur në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, por dihet se në fakt pas saj fshihet Adriana Kalaja, zyrtarisht anëtare e Gjykatës në PD e Rithemelimit, e pas saj vetë Sali Berisha.

Në letër shkruhet: “Reagimin tuaj e gjejmë jo vetëm të pavend, por edhe të nxituar nga ana diplomatike dhe dy janë konkluzionet: o jeni hipokritë, o jeni dakordësuar me pushtetarët mafiozë shqiptarë, të cilët nuk kanë skrupuj të korruptojnë të gjithë ata, që i pengojnë në rrugën e tyre të pasurimit të paligjshëm dhe të mosrespektimit të ligjit.”

“Ju garantojmë, se protestat do të vazhdojnë edhe më të ashpra, po qe nevoja, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e politikës dhe organeve të drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit e paskrupullt të pasurisë publike.

Ju ftojmë edhe ju të bëni presion mbi pushtetarët, që të reflektojnë, përpara se gjërat të përshkallëzohen më keq”, vijon letra.

Kujtojmë se Sali Berisha është shpallur “non grata” si nga SHBA, ashtu edhe nga Britania e Madhe.

LETRA E HAPUR

DREJTUAR:
PËRFAQËSIVE DIPLOMATIKE TË AKREDITUARA NË TIRANË;
PARLAMENTIT TË BE;
KËSHILLIT TË EUROPËS;
SENATIT TË SHBA;

Ne, një grupim qytetar, që e gjejmë veten tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si iniciatorë të protestave para Bashkisë Tiranë, kemi të drejtën e plotë morale t’u përgjigjemi shqetësimeve tuaja për “dhunën” e ushtruar në datën 19 prill.
Së pari, ajo që ju etiketoni si dhunë, nuk ishte asgjë në raport me ato çka ndodhin në vendet tuaja demokratike, prej të cilave ne kemi gjithmonë ç’të mësojmë dhe ku një pjesë prej nesh jemi edhe shtetas. Është e drejtë e qytetarëve të revoltohen në çdo vend të botës, kur shohin, se politikat dhe politikanët janë në kundërshtim me interesat e tyre.
Së dyti, duam të sjellim në kujtesën tuaj protestën tonë qytetare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Një protestë, ku qytetarët u përfshinë pavarësisht ngjyrimeve politike.

Protestuam në mënyrë shembullore, në mënyrën më paqësore për dy vjet e gjysmë, gjë e rrallë edhe në vendet tuaja me demokraci të konsoliduar. Protestuam me kulturë e shfaqje, të mbështetur edhe nga qytetarët tuaj në të gjithë botën, të mbështetur edhe nga organizata e shoqata ndërkombëtare, të cilat e shpallën Teatrin Kombëtar pasuri të trashëgimisë kulturore europiane.

Cila ishte përgjigjja e pushtetit?

Shkatërrim e dhunë e paparë, duke shkelur të gjitha ligjet kombëtare e ndërkombëtare. Shkatërrim në 4.30 të mëngjesit, në kohë pandemie dhe me njerëzit ende brenda. U varrosën nën rrënoja arkivat, kostumet, rekuizita, të cilat ishin vlera të një rëndësie të veçantë për një vend si Shqipëria.

Nga ana juaj, jo vetëm që nuk u reagua, por përkundrazi, me heshtjen tuaj dhe në disa raste edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, ju u dhatë të drejtë dhunuesve shtetërorë, legjitimuat dhunën dhe ishit kundër protestuesve paqësorë.
Nuk bëzatë as kur reagoi Komisioneria e Komisionit Europian për Kulturën Marija Gabriel e cila, bashkë me Europarlamentarë të tjerë apeluan për dialog mes palëve deri bë ardhjen e një delegacioni të PE, e as kur Europarlamentarë dënuan ashpër ngjarjen barbare të datës 17 maj 2020.

Dhe pavarsisht kësaj, ju nuk reaguat as për aktin barbar të shembjes, as për fillimin e shembjes ndërkohë që brenda tij kishte artistë e qytetarë e as për dhunën që shoqëroi shembja e tij. Po kështu, ju nuk reaguat as për dhunën ndaj Qëndrestarëve të AMT-së më datë 19.12.2020, çështje e cila është referuar në Organin e Akuzës, dhe për të cilën nuk kemi asnjë informacion edhe sot e kësaj dite.

Si rezultat, sot Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë pa Teatër Kombëtar, pa kinema, cirk, biblotekë, muze, teatër kukullash, me mungesa shkollash, kopshtesh, çerdhesh, kënde lojrash e sportive.

Së treti, kemi mbi shtatë vjet, që protestojmë duke zhvilluar edhe një betejë ligjore në organet e drejtësisë, “e reformuar” prej bashkësisë ndërkombëtare.

Janë të dukshme shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e kësaj qeverie të korruptuar.
Ne nuk protestojmë për interesat tona vetijake, por për interesin publik, truallin publik, i cili, sikundër po del edhe tani së fundi, vidhet për t’ua falur të korruptuarve e mafiozëve. Korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë e Tiranës janë ulëritëse dhe padyshim përgjegjësi ka kryetari Erion Veliaj (jo më pak edhe shefi i tij Edi Rama), por ju me sa duket shihni vetëm “dhunën” e protestuesve dhe aspak dhunën dhe arrogancën e vjedhësve.

Kur ju është dashur, ju keni shkelur edhe konventat ndërkombëtare, duke ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit shqiptar, ndërsa në rastin e vjedhjeve skandaloze në Bashkinë e Tiranës, u dilni në mbrojtje vjedhësve.

Së katërti, besojmë se ju e dini, që Shqipëria është kthyer në një vend, ku paratë pastrohen sheshit, para syve tuaj, ku korrupsioni i pushtetarëve në bashkëpunim me mafien po e gërryen këtë vend. Ku ligjet shkelen haptazi, ku drejtësia është e drejtuar politikisht, ku lufta politike është e pandershme, ku vidhen zgjedhjet ditën për diell, ku krimi e droga bëjnë ligjin, ku fëmijët e pleqtë nxirren nga banesat e tyre me gaz në 5 të mëngjesit tek Astiri, 5 Maji, Bregu i Lumit, Shkozë dhe çuditërisht e gjithë kjo dhunë nuk ju bën përshtypje, por shqetësoheni për disa flakadanë (shumica përdoren çdo natë në festat e ditëlindjeve).

Kur qeveria shkel ligjet e rregullat, është e drejtë legjitime e qytetarëve të revoltohen e të reagojnë me çdo mjet për të mbrojtur interesat e tyre. Reagimin tuaj e gjejmë jo vetëm të pavend, por edhe të nxituar nga ana diplomatike dhe dy janë konkluzionet: o jeni hipokritë, o jeni dakordësuar me pushtetarët mafiozë shqiptarë, të cilët nuk kanë skrupuj të korruptojnë të gjithë ata, që i pengojnë në rrugën e tyre të pasurimit të paligjshëm dhe të mosrespektimit të ligjit.

Së fundmi, ju garantojmë, se protestat do të vazhdojnë edhe më të ashpra, po qe nevoja, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e politikës dhe organeve të drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit e paskrupullt të pasurisë publike.
Ju ftojmë edhe ju të bëni presion mbi pushtetarët, që të reflektojnë, përpara se gjërat të përshkallëzohen më keq.
Ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar Kauzën tonë deri në fund, si një Kauzë në favor të interesit publik dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Deri atëherë,
Teatri Aty Dhe Ashtu Siç Ishte.
ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT.

Next Post
Një dëshmitar në burg, një i fshehur në Vjenë, çfarë është afera CEZ-DIA që ka ‘shkalluar’ Metën

Një dëshmitar në burg, një i fshehur në Vjenë, çfarë është afera CEZ-DIA që ka ‘shkalluar’ Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD tërhiqet nga seanca e sotme: Nuk shkojmë në një Parlament të rrethuar me polici!

July 2, 2026

Deti i tërë mes së thënës e së bërës…

July 2, 2026
Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

July 2, 2026
Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

Apeli dënon me 17 vjet burg vrasësin e kamarierit në Elbasan

July 2, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Sulmet fizike ndaj deputetëve, Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

July 2, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

July 2, 2026
FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

FOTOLAJM / Gjin Gjoni i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Të largojmë qeverinë!

July 2, 2026
VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

VIDEO / ‘Më takon se kam mbaruar për shkenca politike’, një tjetër personazh kërkon postin e Ramës

July 2, 2026
VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

VIDEOLAJM / “O Bylykbash, o të… !”, protestuesit fyejnë me fjalë banale deputetët e PD

July 2, 2026
Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

Deputetët mbërrijnë në Kuvend para kohe, protestuesit qëllojnë makinën e Peleshit. Forca të shumta policie në terren

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In