• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënë Tereza, gjurma që nuk zhbëhet!

by Emin Azemi
12/05/2020 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa budalla duhesh të jesh që të mendosh se do të gjesh sot shqiptarë që do të ndjehet indiferent kur dikush guxon të prekë mbi gjurmët katolike të shqiptarësisë së Shkupit.

 Nga Emin AZEMI

 Një gurë në sy është bërë për autoritet e Shkupit figura dhe vepra e Nënës Tereze. Tash së fundmi në emër të ‘zbukurimit’ të Shkupit, me vendosjen e një parku prej kartoni para pllakës përkujtimore të shtëpisë së lindjes në Nënë Terezës, autoritet e Shkupit dëshmuan botërisht se sa qesharak e joserioz janë edhe kur mundohen të zhbëjnë një histori dhe një të kaluar. Gjurmët shtëpisë së shenjtores shqiptare, aty ku para 110 vjetëve lindi Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza, nuk mund t’i mbulojë ky instalacion që emrin e ka park, sepse gjurmët nuk fshihen  mekanikisht. Gjurmët mund të fshihen vetëm nëse del nga kujtesa një emër a një vepër. Me këtë veprim të shëmtuar, autoritetet e Shkupit rrënjosën edhe më thellë në kujtesën e shqiptarëve dhe gjithë botës së qytetëruar emrin dhe lavdinë e Nënës Terezë.
Sa jokreativ paskan qenë këta që e udhëheqin sot Shkupin, teksa kanë menduar se veprimet e tyre të shëmtuara mund t’i ndërmarrin në kohën kur botën e ka kapluar një pandemi e neveritshme dhe kur në vijim e sipër është muaji i Ramazanit.
Ish-nomenklatura politike e komunistëve maqedonas (Kolishevski, K. Cërvenkovski,  Mojsov, Gligorov)  pretendonin se  identiteti fetar i shqiptarëve të këtyre trevave është me mbidominim mysliman dhe në emër të kësaj mendësie ata janë munduar të shkulin nga kujtesa kolektive rrënjët jomyslimane të shqiptarëve. Kështu vepruan me ortodoksinë shqiptarë të Rekës së Epërme, prej nga u shpërngulën jo vetëm fizikisht mijëra familje, por prej atje u zhbë edhe sentimenti i të qenit  shqiptar me përkatësi krishtere.

Recidivizmi i komunizmit maqedonas u rishfaq sërish këtyre ditëve mu në qendër të Shkupit, duke i vënë para një sprove false shqiptarët, për të cilët ende mendohet se ata para myslimanizmit të tyre, pikërisht në muajin e Ramazanit,  nuk vënë asgjë tjetër, madje as të krishterën Gonxhe Bojaxhiu. Por, kjo është një lajthitje lapidare, për arsye se shqiptarët janë shembulli më unik në bota brenda të cilëve bashkëjetojnë në harmoni tre religjione dhe ata kanë hyrë tash më edhe në analet e udhëpërshkruese të huaj si respektues fanatik të fesë së tjetrit.
Shqiptarët e Shkupit, ndonëse mysliman, treguan solidaritet të paparë gjatë Luftës së dytë Botërore teksa shpëtuan nga kthetrat naziste dhjetëra familje hebreje dhe kjo i bën ata të vaçantë sa i përket tejkalimit të përkatësisë fetare në emër të veprave humane e fisnike.

Sa budalla duhesh të jesh që të mendosh se do të gjesh sot shqiptarë që do të ndjehet indiferent kur dikush guxon të prekë mbi gjurmët katolike të shqiptarësisë së Shkupit.

 

Next Post
Panik pranë Vladimir Putin, infektohet me COVID-19 zëdhënësi i tij

Panik pranë Vladimir Putin, infektohet me COVID-19 zëdhënësi i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In