25 vjeçarja Luiza Gadzhieva u a rr estua së fundmi në Moskë pasi kishte nxjerrë në shitje vajzën e saj një-javëshe dhe kishte diskutuar me të motrën për një palë çizme që do të blinte kur të merrte paratë. Nëna e pashpirt do të shiste beben e saj në tregun e zi duke reklamuar se kërkonte prindër adoptues dhe se pranonte 3,000 euro për të dhënë fëmijën. Por oferta e saj u pikas nga autoritetet dhe ajo u arrestua në një operacion ku oficerët u infiltruan si blerës të mundshëm.
Më herët Gadzhieva kishte diskutuar me të motrën se kishte zgjedhur një palë çizme që do të blinte pasi të merrte paratë. Në një video të policisë shihet Gadzhieva që fsheh fytyrën e turpëruar teksa merret në pyetje nga datektivët. Ajo raportohet se i kishte thënë një blerësi: “Mos thuaj ‘ta shes’, kjo tingëllon e pasjellshme. Ti mund të më gjykosh por unë nuk ia dal dot.”
Para se të ndërhynte policia, grupimi kundër skllavërisë Alternativa, ishin takuar me gruan për ta bindur të mos e shiste beben një-javëshe. Duke u hequr edhe ata si blerës të mundshëm, grupi shkruante: “Ne u munduam t’i shpjegonim asaj në të gjitha mënyrat për kushtet e këqija që e prisnin fëmijën, por ajo nuk ishte e interesuar për këtë”. Gadzhieva, nga Dagestan përveç çizmeve do të përdorte paratë dhe si depozitë për blerjen e një shtëpie. Komisioni rus i hetimit tha: “Pas marrjes së parave ajo dha i fëmijën klientit dhe i shkroi një faturë. Gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi krimin dhe u akuzua. Aktualisht jeta e fëmijës nuk është në rrezik. Hetimet vazhdojnë”. Bebja është marrë nën kujdes nga autoritetet.