Një ngjarje horror ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një nënë është dënuar për vrasjen e fonjës së saj vetëm dy muajshe duke e vendosur në mikrovalë për 5 minuta.
Ka Yang, 34 vjeç, u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe sulm mbi fëmijën, që ishte dhe vajza e saj Mirabelle Thao-Lo, në shtëpinë e tyre në Sacramento më 17 mars, 2011. Trupi gjykuesi hodhi poshtë argumentin se Yang kishte pasur një krizë epilepsie kur e vendosi vajzën e saj në mikrovalë. Prokurorët argumentuan se Yang kishte gënjyer fillimisht hetuesit rreth vdekjes së Mirabelle-s, para se ata të zbulonin një biberon brenda në mikrovalë.
Vajza e vogël kishte pësuar djegie në 60 për qind të trupit të saj, duke përfshirë edhe djegie nga rrezatimi në organet e saj të brendshme.









