• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nëna monstër që la vajzën e saj 18 muajshme të vdiste nga uria: U ndjeva e padukshme, kisha nevojë të merrja frymë

by Java News
07/10/2023 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tragjedia e Dianës, 18 muajshe, e braktisur e vetme për gjashtë ditë në Milano është rasti më ekstrem që ka tronditur gjithë Italinë.

Një vajzë e vogël, por, nga ana tjetër, vërtet e padukshme. E lindur në banjën e shtëpisë, e panjohur për shërbimet sociale, nuk është regjistruar kurrë te pediatri, nuk ka shkuar kurrë në çerdhe, asnjëherë nuk është vaksinuar. Për pjesën e botës, Diana e vogël nuk ekzistonte. Ajo ekzistonte vetëm për nënën e saj Alessia Pifferi, 38 vjeç, e cila e la të vdiste e vetme nga uria dhe etja, e mbyllur në shtëpi.

U nis vetëm për një fundjavë, për te partneri i saj në Leffenë provincën e Bergamos dhe e la vajzën vetë, në një krevat fëmijësh që u bë burgu i saj, me pak ujë dhe pak qumësht. Këtë e kishte bërë edhe në raste të tjera, para të martës 14 korrikut 2022: “I lashë asaj dy shishe ujë, qumësht dhe çaj pa kafeinë”.

Megjithatë, këtë herë ajo u kthye pas një jave të tërë: të mërkurën e 20 korrikut, kur Diana tashmë kishte vdekur. Por askush, kështu thonë të gjithë fqinjët e marrë në pyetje nga policia, nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë fëmijën të qajë. Aq sa hetuesit dyshojnë se nëna e saj i ka dhënë Dianës, anksiolitikë për ta mbajtur të qetë gjatë mungesave që me sa duket kanë qenë të shpeshta.

Nga shtëpia u sekuestrua një shishe me një anksiolitik që përmbante benzodiazepine. Por asnjë recetë mjekësore, Alessia thotë se ia la një “burrë me të cilin ishte takuar” për ta ndihmuar të flinte. “Por unë kurrë nuk ia dhashë Dianës”, thotë ajo.  Nëna monstër është në gjyq për krimin më të rëndë që mund të akuzohet: vrasjen e vajzës së saj.

Në shtëpi, ngjitur me krevatin, u gjet një shishe qumësht 130 mililitra dhe një çerek litër ujë për fëmijën. Raporti i mjekut do të konfirmojë shkakun e vdekjes si “dehidratim”. Autopsia  konfirmon se ka gjurmë në flokët e vogëlushes edhe të anksiolitikut, por në sasi të kufizuar.

Ndërkohë, Alessia Pifferi i kishte thënë partnerit të saj se Diana ishte me një dado. Nga zbërthimi i celularit do të zbulohet gjithashtu se mëngjesin e së hënës,  kur Diana ndoshta ishte ende gjallë, ajo dhe partneri i saj kishin ardhur në Milano pasi ai kishte një takim pune. Ajo kishte qenë më pak se dy kilometra larg nga shtëpia, por nuk i ka kërkuar të dashurit që ta shoqëronte për të kontrolluar vajzën e saj: “Nuk doja ta zemëroja”, thotë ajo para gjykatësit.

Ekzistencën e Dianës nuk e dinin as familjarët: nëna, tezja dhe gjyshja. Përjashtim bënin ata pak “klientë” burra që Alessia ftonte në apartamentin e saj, me dy dhoma në Via Parea në Ponte Lambro, në periferi të Milanos, në këmbim të një nate për njëqind euro, shpesh edhe më pak. Vogëlushja është aty “por absolutisht nuk është problem”, u thoshte ajo “klientëve” të saj.

Mami Alessia çdo herë në gjyq vjen me një “maskë të re” në mbrojtje të veprimit të saj. Ka ndërruar tre avokatë dhe ka mësuar të bëjë xhonglim mes dokumenteve të burgut dhe gjyqësorit. Së fundmi strategjia mbrojtëse, është defekt i pjesshëm mendor. “Alessia Pifferi ka një prapambetje mendore shumë të rëndë”, pohon avokatja e saj. Sipas konsulentëve të mbrojtjes, ajo ka inteligjencën e “një vajze 7-vjeçare”. Gjyqtarët nuk kanë vendosur ende nëse duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik.

Tani nëna vrasëse nga Ponte Lambro është më e ftohtë dhe më e menduar. Sytë e saj shpesh përkulen dhe fiksojnë stolin, herë të tjera qëndrojnë të pa lëvizur duke fiksuar fytyrën e gjykatëses që e pyet: “A mund të të pyes përse i ke lënë ushqim e pije vajzës së vogël?”. Përgjigja është rrëqethëse: “Për të mbijetuar”. Prokurori e pyet se cilat janë pasojat për një vajzë të vogël e lënë pa ushqim. Asnjë përgjigje.

E pyetur pse e le vetëm ajo përgjigjet ftohtë: “U ndjeva e padukshme, kisha nevojë të merrja frymë”

Të dyshuar të tjerë

Hetuesit analizuan celularin dhe bisedat dhe mesazhet që kishte shkëmbyer Alessia Pifferi. Ka mesazhe me burra të tjerë me të cilët kishte takime me pagesë. Njëri prej tyre i propozon një treshe: “I them shokut tim që nëse paguan të paktën 100 euro më shumë, je në rregull?”. Në raste të tjera është ajo që i kërkon klientëve: “Nëse doni, më dërgoni dikë që paguan mirë. Nëse dëshiron të kalojë natën me mua, duhet të më japë 300 euro”.

Ekziston edhe një mesazh shumë i paqartë, për të cilin është hapur një hetim tjetër me dyshimin  për pornografi me fëmijë, ku një burrë i shkruan nënës monstër: “Dua të puth edhe Dianën” dhe ajo i përgjigjet: “Ti e do”./m.j

Next Post
“Shqetësuese”/ Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, kryetarja e ‘Ligjeve’: Tregon se ‘çerdhet’ e krimit kanë frikë nga drejtësia

"Shqetësuese"/ Kërcënimet ndaj gjyqtarëve, kryetarja e 'Ligjeve': Tregon se ‘çerdhet’ e krimit kanë frikë nga drejtësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“PD peng e arkitektit të dhunës”- Protestat dhe kaosi në Kuvend, deputetja Mila: Hiqni fashon ta shihni para se të digjni për karrigen e tij!

October 29, 2026
Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

October 29, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

October 29, 2026
Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

Kosovë/ Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në Istog

October 29, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Grevë e përgjithshme më 30 tetor në Itali, kush e ndalon punën dhe cilat janë arsyet e protestës?

October 29, 2026
Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve në Izrael

October 29, 2026
Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

Trump kritikon zgjedhjet në Brazil: Një turp i madh për popullin brazilian

October 29, 2026
Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, pezullohen nga detyra edhe 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës!

October 29, 2026
Samiti i BE-së në nëntor, në fokus ndihma financiare prej 70 miliardë eurosh të Ukrainës

Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In