Nënë e bijë janë mbytur në rezervuarin e fshatit Alarup pasditen e sotme.
Mësohet se vajza rreth 10-vjeç ka rënë aksidentalisht në rezervuar, ndërsa nëna që ishte duke punuar tokën ka hyrë me shpejtësi për ta shpëtuar, por për fat të keq janë mbytur të dyja.
Të parët që kanë konstatuar ngjarjen e rëndë kanë qenë banorët e fshatit, që kanë mbërritur te rezervuari pas thirrjeve për ndihmë, por pa mundur që të shpëtojnë nënë dhe të bijën.
Ndërkohë që pas njoftimit policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Alarupi është një fshat në komunën Çërravë në rrethin e Pogradecit.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.10.2019, rreth orës 17.00, në një rezervuar, në fshatin Alarup, aksidentalisht dyshohet se ka rreshkitur dhe është mbytur shtetasja E.M, rreth 10 vjeçe.
Në afërsi të vendngjarjes, ndodhej duke punuar nëna e saj, shtetasja L.M, 35 vjeçe, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar vajzën, por ka gjetur vdekjen edhe ajo, si pasojë e mbytjes në ujë. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”











