• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nëna e Skënderbeut serbe?! Artan Shkreli kundër Mustafa Nanos: Tezë sllave!

by Java News
18/07/2017 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debatit te madh qe shkaktoi deklarata e publicistit dhe analistit Mustafa Nano teksa shkruante se Skenderbeu ishte me nene serbe, i eshte shtuar edhe nje replike e Artan Shkrelit. Ai e quan kete nje teze sllave, e teksa jep disa argumente, thekson se sllavet jane te lire te flasin c’te duan, por per kete nuk u duhet ndihma jone.

Artan Shkreli 

Perpiqen te argumentojne, e s’ja gjej dot aresyen e aresyes, por nuk mberrijne te nxjerrin askund se VOJSAVA KASTRIOTI ishte sllave (madje shkojne deri aty sa ne emer te neo-internacionalizmit ballkanik te deklarojne se ishte serbe). Jepen si argument emrat ortodokse (jo etnike: qe mund ti kete kushdo serb, arber, grek a bullgar) kundrejt atyre arberore (etnike: si Ghin, Ghon, Deda, etj. qe normal jane shume te pakte) dhe luajne pa kokeçarje me nje marifet te tille feminor.

Barleti nuk thote askund e ne asnje rresht se Vojsava eshte sllave; thjesht eshte i pari qe e ze n’goje si te bijen e princit te Tribaleve… kaq.

Me pas eshte Gjon Muzaka i cili e permend i pari me emer e mbiemer si Vojsava Tribalda e cila vinte nga nje dere e fisme, por pa ndaluar ne perkatesine etnike te saj, sikurse dhe Barleti, pasi edhe per te nuk paraqiste ndonje veçanti.

E nderkaq, eshte po Muzaka qe ne “Kroniken” e tij, kur flet per Vrana Kontin, i cili kishte gjak Muzakajsh nga e ema, e quan ate markez te Tribaldeve; te nje gjindjeje pra minimalisht me perzjerje te forte arberoresh.

E sikur kaq te mos mjaftonte, G. Von Hahn ne “Studimet” e tij, ne dijeni te shteses gjenealogjike te Kostandin Muzakes, i meshon faktit se Vojsava, bije e fisnikut Monçini e zot i Pollogut, eshte me gjak nga te Muzakajve – gje qe mbeshtetet edhe nga Babingeri.
Historite dhe historianet e mepasshem, nen frymen e ndihmes qe u jepeshin popujve sllave per shkeputje nga Perandoria Osmane, ushqyen idete pansllaviste por pa filtrin e nevojshem kritik, e ndofta pa dashje, ne kurriz te nje populli qe ende nuk e konsideronte kush, kur dihet se zoterinjte sllave u zhduken si kripa ne uje nga territoret arberore pas vdekjes se S. Dushanit. Ne rremujen qe pasoi, dinamika e Gropajve, Muzakajve, Araniteve etj ne ate zone, eshte sot veshtiresisht e ndjekeshme, sikunder edhe ajo e vijimesise aty te pushteteve te Brankoviçeve apo bujareve bullgare (fundi i shek XIV).

Sa i takon tribaleve, fisit te lashte ilir, pa u futur ne hollesirat e periudhes greko-romake, ata vijojne ne Mesjete te permenden nga Stefan Bizantini ende si “ilire” (shek VI e.s.); dmth pak para vendosjes se sllaveve ne territoret e Ballkanit jug-perendimor.

Si ne shek VI te Stefanit, ne ate te XIV te Monçinit, dhe sot ne shek XXI tonin, çka mbetet, eshte fakti se Pollogu, banuar vijimisht nga arberoret, e here nga perzjerje arbano-sllave, u ka lene trashegim shqiptareve kujtimin e nje gruaje te hireshme: dibranen Vojsava Tribalda-Kastriotin.

Nese kete e mëtojne edhe sllavet (bullgare, serbe e boshnjake), per shkak te mungeses se burimeve absolute mbi etnicitetin e saj, jane te lire ta bejne e ta ribejne, por nuk besoj se u duhet ndihma jone per kete.
…
P.S. – sa i takon O. Schmidtit, dihet se ai nuk sjell asgje origjinale, perveçse perserit tezat e serbit B. Petrovski.
P.P.S. – ne gravure, Vojsava shtatzane me Gjergjin – nga J. Breu II, 1533, Gjermani.

Next Post
FOTO/ Agjenti i CIA-s jep një rrëfim tronditës për “Kullat Binjake” në prag të vdekjes

FOTO/ Agjenti i CIA-s jep një rrëfim tronditës për "Kullat Binjake" në prag të vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

Ndryshimet në Kodin Rrugor të miratuara në Kuvend/ Nëse kapesh 2 herë i dehur në timon, hiqet patenta

June 19, 2026
10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

10 grabitje në argjendari dhe biznese/ Goditet banda shqiptare në Itali, gjendet 500 mijë euro mall

June 19, 2026
Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

June 19, 2026
Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

June 19, 2026
KLP-ja e vërtetoi se e ka personale me Veliaj, gallata e një gjyqi si “Kulla e Babelit” mes plehrave të Tiranës

KLP-ja e vërtetoi se e ka personale me Veliaj, gallata e një gjyqi si “Kulla e Babelit” mes plehrave të Tiranës

June 19, 2026
Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

June 19, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

June 19, 2026
Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

June 19, 2026
Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Rriten tensionet SHBA-Izrael, Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

June 19, 2026
“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

“Nuk jam i sigurt nëse lufta ka mbaruar”, Macron “skanon” marrëveshjen SHBA-Iran

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In