Nëna e dy vajzave të arratisura rreth 2 muaj më parë në Durrës, Anila Kajtazi, shprehet se vajzat e saj mund të jenë rrëmbyer. Ajo ka treguar dje në polici për më shumë se 4 orë, marrëdhëniet me të bijat.
Mësohet se 39-vjeçarja ka rrëfyer edhe pse dy vajzat që janë zhdukur, i kishin helmuar edhe para se të largoheshin nga shtëpia.
“Vajza e vogël tha se na kishin helmuar për të na qetësuar. Më tha se ne ankoheshim shumë në sy të tyre, që jemi fukarenj e pa të ardhura dhe kjo i kishte sjellë asaj dhimbje koke dhe pagjumësi. Më tha që ne prindërit që nuk flinim nga meraku, duhet të pinim qetësues”, thotë ajo për Gazetën Shqiptare.
Ndërkohë, ndryshe nga babai i vajzave, ajo shprehet se vajzat e saj nuk hynin në rrjetet sociale dhe nuk kanë pasur lidhje me njerëz të terë.









