• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Edhe mediat greke reklamojnë rivierën shqiptare: Mund të bëhet si Spanja

by
07/08/2015 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në vendin arkeologjik të Butrintit, pak km nga Saranda, një grup turistësh nga Evropa Perëndimore ndjekin guidën e tyre. Gjermanët Bregi Bimans and János Peter me gjithë vajzën e tyre po ecnin në këtë zonë. Peter ka organizuar një tur 10 ditor në Rivierën shqiptare, siç quhet ndryshe guida e Sarandës, në anën tjetër të Korfuzit, në veriperëndim të Vlorës”. Kështu e nis artikullin e tij gazeta greke Ekathimerini, duke treguar edhe njëherë, pas shumë mediave të tjera botërore, që Shqipëria është një atraksion turistik për Evropën.
Turistët gjermanë treguan se u tërhoqen nga Shqipëria përmes një artikulli në gazetë, që reklamonte vendin tonë si një ndër parajsat e panjohura të Evropës.

Në plazhin e Sarandës, turistët mund të blejnë e suvenire. Një pjesë e madhe preferojnë flamujt e vegjël dhe skulptura, që shiten për 1.5-3 euro. Shqipëria duhet vërtet tërheqëse për skandinavët, polakët dhe sigurisht nga fqinjët, kryesisht kosovarët, sidomos në gusht.

Çmimet janë kryesisht në ulëta, ndoshta sepse vetë njerëzit që shërbejnë në restorante kanë një rrogë bazike 200 euro, por që dinë shumë mirë italisht dhe anglisht. Një gjë që turistët evidentojnë në jug të Shqipërisë është që nuk ofrohen ushqimet tradicionale, por ato të detit. Por, kosto e akomodimit nuk është shumë e ulët, shkruan gazeta.

Një pjesë tjetër e turistëve, britanikë, tregojnë se kur erdhën për herë të parë në Shqipëri, na bëri përshtypje qetësia në rrugët mes qyteteve dhe ushqimi i ofruar në restorantet lokale. Por, ata theksojnë se ka mangësi të dukshme në infrastrukturën e vendit. Bob Street tregoi se pagoi 1250 euro për një qendrim 7 ditor, bashkë me biletën dhe hotelin.

Rajoni i Himarës, një qytet me shumë banorë grek, pret çdo vit rreth 40.000 turistë. Kryebashkiaku ka ndërmarrë shumë iniciativa së bashku me kryetarët e komunave të Korfuzit dhe Janinës për të tërhequr turistë japonezë, izraelitë dhe skandinav, shkruan artikulli. “Na kërkojnë destinacione të panjohura,” thonë një pjesë e madhe e turistëve, e vijojnë “a e dini? Në pak vite Shqipëria mund të bëhet si Spanja!”./Monitor/

Next Post

A është kjo nusja më e bukur shqiptare? (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com