Autoritetet kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur që u hodh në lumin e Tapizës nga nëna e vetë ditën e sotme.
Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.
Kujtojmë se 42-vjeçarja ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës, duke gjetur vdekjen. Policia sqaroi se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë.
42 vjeçarja është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi sot (18 mars), ku 42-vjeçarja Leta Koçi akuzohet për “vrasje të foshnjes”.
42-vjeçarja, sipas policisë rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjën në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.
DESHMIA E 42-VJEÇARES
Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se ‘pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës’.
Ajo ka deklaruar se ka menduar se foshnja ‘ka lindur e vdekur’ dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lume./m.j