• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rikthehet Muza Competition, nëse keni talent në fashion-dizajn, apliko deri më 25 prill për të qenë një nga fituesit

by Java News
18/03/2024 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas suksesit të dy viteve të para, Muza Competition rikthehet në sezonin e tretë. Një konkurs për të rinjtë pasionantë dhe të talentuar në fushën e fashion-dizajnit nga mosha 18-35 vjeç, të cilët do të kenë mundësi që të prezantojnë koleksionin e tyre modern me elementë të etnografisë shqiptare në Muza Competition. Jo vetëm një fashion show, por një katalizator talentesh, si dhe një katapultë për bizneset e reja në fushën e industrisë së modës dhe dizajnit. Faza e parë e edicionit të tretë do të përfshijë shqyrtimin e të gjitha aplikimeve të ardhura në adresën e emailit muzacompetition@gmail.com deri në datën 25 prill 2024. Ndërsa, gjatë fazës së dytë, anëtarët e jurisë do të dëgjojnë prezantimet nga çdo aplikant, që ka kaluar fazën e parë dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit. Finalja e madhe e Muza Competition do të mbledhë si çdo vit të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të prezantojnë koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh të çmimit prej 20.000 Euro.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, Muza Competition prezantohet për publikun shqiptar, por jo vetëm, edhe përmes një reviste të dedikuar. Në lenten e aparatit të fotografit, Ergys Zhabjaku, si asnjëherë më parë, janë bërë bashkë: fotografi i mirënjohur Fadil Berisha, modelja dhe filantropistja Emina Cunmulaj, etnografja Afërdita Onuzi, stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti, stilistja ikonë e fashion-dizajnit, Enada At’Nikolla, një prej artistëve më të njohur për kontributin në artin kontemporan në Shqipëri, Helidon Haliti, moderatorja dhe producentja e njohur, Rudina Magjistari, si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo. Muza Competition është një projekt i ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, nën autorësinë e Andriola Kambo, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit dhe ekonomisë krijuese./m.j

Next Post
Detaje të reja/ Zbardhen bisedat e fundit telefonike të Martinajt, mund të zbulojnë fatin e tij! U nxorën nga celularët e gjetur nga RENEA tek bazat ‘e të fortëve’

"Bejtja u mor në pyetje për Martinajn", gazetarja: Ai ka mbi 200 ditë i zhdukur, kanë ngelur shumë pak për t'i marrë hakun...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com