• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Nën akuzë për atentat ndaj Albin Kurtit, flet Prek Kodra: Këto janë intriga kosovarësh! Po më merrni në qafë familjen

by A R
22/09/2022 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prek Kodra është personi i cili akuzohet për një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe një komandanti me emrin Ismet Haxha.

Kodra ka mohuar çdo përfshirje në këtë ngjarje. Në një lidhje telefonike në emisionin “Pressing” në T7, Kodra tha se nuk është snajperist dhe e vetmja armë që ka është një çifte me leje.

Lidhur me një foto në të cilën Kodra shfaqet me deputetin Dritan Selmanaj, Preku ka sqaruar se si qëndron e vërteta. Ai shtoi se nuk ka bërë asgjë për të pasur frikë dhe është i gatshëm t’i japë përgjgije të gjitha pyetjeve.

“Cka me shpjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme”, ka thënë ai.

Pjesë nga biseda:

Prekë Kodra: Unë nuk jam snajperist. Nuk më hyn në punë ajo lloj arme. Unë kam 25 vite që kam armë gjahu me leje, çifte.

Si je takuar me Dritan Selmanaj?

Prekë Kodra: E keni marrë nëpër gojë duke e lidhur me mua se çdo gjë është kot këtu. Unë isha në Kosovë me një nip timin dhe mikun e nipit tim. Nusja e tij shkon në Zvicër dhe ka shërbyer te familja e tij, i ka rritur fëmijën. Kemi qenë në Kosovë, ishim ftuar në një darkë dhe e kemi gjetur atë person aty. Unë nuk e dija as që ishte deputet. Gjatë darkës, gjatë prezantimit më thanë që është deputet i Kosovës dhe kemi ndenjur në atë pozicion. Unë në jetën time as nuk e kam parë më parë, as më vonë. Emrin ia kam mësuar përmes lajmeve. Unë jam i gatshëm të shkoj të përgjigjem dhe t’i kthej përgjigje. Nuk i fshihem askujt. Këto janë intriga shqiptarësh, intriga kosovarësh që më duan të keqen mua dhe familjes time.

Pse ju gjetën ju? Si u përfshitë ju?

Prekë Kodra: Nuk kam shpjegim për këtë histori. Jam një njeri që për herë të parë para dy ditësh e kam dëgjuar këtë histori. Akoma nuk e kam marrë veten. Ata njerëz që janë përmendur në atë lajm unë nuk i njoh përveç Albin Kurtit. Nuk jam marrë me asnjë gjë që të kem frikë. Unë u vij në rrugë me zakone të Dukagjinit. Këto janë shpifje, intriga. Kush ka gjë me mua, mi thotë gjërat në sy. Të rrijë i qetë kushdo, unë kam hallet e mia, problemet e mia.

/a.r

Next Post
Rama: Rilindja e moleve të liqenit të Shkodrës, tjetër projekt i shumëpritur

Rama: Rilindja e moleve të liqenit të Shkodrës, tjetër projekt i shumëpritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In