• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Nën 30 gr hashash s’duhet dënuar!” Çfarë duhet të saktësojë Kodi i ri Penal për shitësit e drogës

by A R
10/09/2025 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kodin e ri Penal, dënimet për lëndët narkotike janë parashikuar, por për avokatin Ervin Karanxha ka disa pika që duhen sqaruar. Së pari, shprehet ai në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, është një çështje që duhet rishikuar me grupet e interesit. Avokati aprovon ndarjen në tri kategori, por nenet për secilën duhen qartësuar.

Avokati është i mendimit se hashashi për përdorim vetjak (30 gramë ose më pak), s’duhet të përbëjë kundravajtje penale. Nga ana tjetër, për drogat si kokaina apo heroina, duhet bërë ndarja e lëndës së pastër nga përzierja dhe kundravajtësi duhet të dënohet për sasinë e pastër.

Ervin Karanxha: Mendoj, për hashashin, mbajtja e një sasie 30 gramë e poshtë nuk duhet të përbëjë vepër penale për përdoruesit, jo shitjen. E dyta, duhet që për çdo nen, qoftë te heroina, qoftë te drogat e tjera, te kokaina ose te hashashi, duhet bërë ekspertimi sasior dhe cilësor.

Aldo: Më fal, nëse unë mbaj 30 gramë për përdorim vetjak, ti po më ligjëron drogën mua?

Ervin Karanxha: Edhe sot që ne flasim, droga është e ligjëruar, për përdorim vetjak nuk dënohet. Ne dënojmë shitësit.

Aldo: Nëse unë kam 7 doza, nga 30 bëjnë 210. E kam për përdorim vetjak. Pra, dënohem unë?

Ervin Karanxha: Sot me Kodin Penal aktual dënohesh sepse thotë duhet të kesh një dozë në atë moment, por personi e merr për gjithë muajin aty. Nëse ti do të dalësh të blesh ditë për ditë, ti more atë që more. Te droga duhet bërë edhe ekspertimi sasior, çfarë do të thotë? Mund të ndodhë, se edhe te shitësit e drogës ke mashtruesë, mund të jetë 1 gram e pastër, ke allçi dhe ti dënohesh për allçinë. Pra, duhet akti të ndajë sa është drogë e pastër. Edhe në vendet perëndimore në dijeninë time, aty bëhet ekspertimi, janë 6 kile drogë, sa është e pastër dhe ti do të mbash përgjegjësi për të pastrën, jo për përzierjen. Ka ndodhur shpesh, edhe te heroina, mashtruesit kanë shitur kafe, e kanë bluar kafen dhe e kanë shitur. Ne do të heqim kafen dhe personi do të dënohet për atë që ka bërë. Sot ke shumë të pafajshëm në burg sepse s’e kanë bërë.

Next Post
Rama nxjerr fotot nga shkolla e rikonstruktuar në Elbasan: Është kthyer në një hapësirë të denjë për mësim!

Rama nxjerr fotot nga shkolla e rikonstruktuar në Elbasan: Është kthyer në një hapësirë të denjë për mësim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In