Shtetasi Kristaq Gërveni, në kohën që është marrë me përgatitjen e marrëveshjes ka qenë me detyrën e Komandantit të Forcave Detare. Ai sqaron se me urdhër të Kryeministrit nr.135 datë 23.08.2007 është urdhëruar të ngrihet grupi ndëristitucional për përgatitjen e marrëveshjes për përcaktimin e Shelfit Kontinental me vendet fqinje.
Kryetar i grupit të punës ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Ferit Hoxha. Në bazë të urdhërit ndër anëtarët që do të merrnin pjesë në këtë grup pune kishte anëtarë nga Ministria e Mbrojtjes. Ai sqaron se unë kam qenë anëtar grupi me urdhër që në fillim të ngritjes së këtij grupi, por ka marrë pjesë në dy takime të grupit të punës ku mungonte anëtari i grupit të punës të caktuar nga Forcat Detare kapiteni B.P.
Në këto dy takime që ka qenë ka dhënë mendime lidhur me zbatimin e Konventës të Ligjit Ndërkombëtar të Detit, i cili ishte vënë si bazë ligjore në përgatitjen e kësaj marrëveshje dhe që shërben si bazë ligjore për përcaktimin e kufijve detare me të gjitha shtetet e botës. Caktimi i tij zyrtarisht në këtë grup pune filloi me shënimin që ka bërë ish-Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa në datën 28.03.2008.
Me urdhërin 461 datë 07.04.2008 të zëvendësministrit të Mbrojtjes ka marrë pjesë në takimin mes ekspertëve për negocimin e marrëveshjes dhe për këtë ai u përgatit për të marrë pjesë në takimin e parë në Athinë. Ai ka marrë informacion të plotë për të dhënat e reja për bregdetin shqiptar, duke shfrytëzuar nga një fotografim ajror i bërë për ALUIZNI-n. Po kështu ka shkelur tërë bregdetin deri ku ndahet kufiri tokësor midis Greqisë e Shqipërisë. Në takimin që ka patur me ekipin grek deklaruesi ka qenë pjesë e grupit negociator.
Në çështjet që u diskutuan në takim propozuan ndryshimin e sistemin gjeodetik që do të përdorej si bazë në këtë marrëveshje. Pala greke kishte propozuar përdorimin e hartave në sistemin gjeodetik europian të emëruar European Datun 1950 (ED 1950) ndërkohë pala shqiptare sugjeroi përdorimin e sistemit UTM me Elipse ËGS 84. Propozimi i palës shqiptare u pranua nga pala greke.
Pala greke dha një propozim të hartës, ku në pamje të parë nuk kishte konsideruar gjiret e mbyllura të bregdetit shqiptar. U ngrit pretendimi nga pala shqiptare edhe u miratun 5 gjire të mbyllura. Nga pala shqiptare u kërkuan shpjegime për statusin e Shkëmbit të Sertës, mbi të cilën është edhe një Fener. Kjo ishte marrë si pikë reference për matjen e vijës bazë. U dhanë shpjegime nga grekë, u dhanë dhe fotografi ku u shpjegua se ishte shkëmb natyror dhe jo shkëmb artificial.
Për përcaktimin e pikës treshe u kërkua palës greke që në takim të merrte pjesë edhe pala italiane. Për këtë pikë u tha se përgjigje e plotë do jepej në rrugë diplomatike për të gjitha vërejtjet që do gjendeshin. U kërkua kohë që të studioheshin të gjitha vërejtjet e propozimet për respektimin nen për nen të Ligjit Ndërkombëtar të Detit. Dëshmitari Kristaq Gërveni sqaron se u studiua propozimi grek dhe nga ana e tyre janë dërguar nëpërmjet Ministrisë së Jashtme vërejtjet e grupit të punës dhe propozimet konkrete ku u pranuan tërësisht ato vërejtje që kishte përmendur pala shqiptare.
Në lidhje me standartet e përdorura për përcaktimin e kufirit detar ai sqaron se gjatë përgatitjes së marrëveshjes është përdorur i njëjti standard për kufirin detar. Të dy shtetet kanë përdorur kepet më të dala. Nuk është përdorur një vijë bazë pasi me ligjin ekzistues në fuqi nuk ka qenë e përcaktuar vija bazë.
Akuza: Nuk ka krim pakti nuk u zbatua
Mbi interpretimin e elementëve të kësaj vepre penale siç është “Marëveshja për dorrëzim territori” prokuroria ka konstatuar se në jurisprudencën shqiptare mungojnë rastet praktike, ndaj organi procedurës gjendet i detyruar të bëjë interpretimin duke iu referuar përmbatjes së dispozitës.
Për të pasur konsumim të kësaj vepre penale është e domosdoshme që të plotësohen të gjitha elementët e mëposhtëm: Objekti i krimit të parashikuar nga neni 210 I kodit Penal janë marrëdhëniet juridike të vendosura me kushtetutë dhe me ligj, për ruajtjen e pavarësisë kombëtare, sovranitetin kombëtar dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë.
Nga ana objective krimi kryhet me marrëveshje me fuqi apo shtet të huaj për dorëzimin pjesërisht apo tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse.Sipas prokurorisë në këtë aspect krim nuk ka pasi marëveshja nuk është kryer deri në fund dhe të ketë gjetur zbatim, pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar atë.
Sipas prokurorisë kjo neglizhencë e grupit të punës ka pas sjellë dhe shkeljet e rënda të konstatuara më pas nga Gjykata Kushtetuese. Në këto kushte mungesa e njërit prej elementëve të domosdoshëm e fajit ‘dashje’ si element i domosdoshëm I anës subjektive të veprës penale në hetim sjell si pasojë mungesën në tërësi të veprës penale në hetim. Nga ana tjetër, ky fakt nuk përjashton nëpunësin konkretë për ti nënshtruar procedimit administrativ disiplinor, për shkeljet e konstatuara.
Negociatorët e paktit
Ferit Hoxha Ish-Sekretar i Përgjithshëm MPJ
Kristaq Gërveni Ish-komandant i Flotës Detare
Enkelena Mërkuri Specialist MPJ
Suela Brahimi Specialiste MPJ
Anduel Cauli Përgjegjës sektori
Krenar Muço Ish-drejtor i shërbimeve pranë kufirit
Ferdinand Berberi, ish-përgjegjës sektori MB
Gazmend Turdiu ish-drejtor Juridik ndërkombëtar
Ilir Tepelena ish-drejtor juridik ndërkombëtar
Miranda Zeka Ish-drejtoreshë gjeografisë ushtarake
Ledia Hysi ish-drejtoreshë juridike Ndërkombëtar/shqiptarja.com
a.ç