• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat? Rama: Varet nga ne dhe aftësitë tona për të ecur më shpejt

by A R
26/02/2018 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku mbahet Samiti i Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka dhënë një intervistë për median online të BERZH-it ku ka folur lidhur me hapat e bëra nga Ballkani për integrimin dhe bashkëpuunimin mes shteteve.

Rama se me samitin shënohet një erë e re në rajon. Sa i takon rrugës së Shqipërisë, ai u shpreh optimist për çeljen e negociatave ndërsa theksoi se i takon Shqipërisë të përmbushë kushtet. “Varet nga ne dhe aftësitë tona për të ecur më shpejt”, tha Rama.

Kjo është hera e tretë e juaja në Samit, çka është e jashtëzakonshme. Mendoj se jeni i vetmi që keni ndjekur të tre Samitet…
Pse është jashtëzakonshme?! Mendoj se është normale, nuk ka asnjë të jashtëzakonshme. Është pjesë e një historie të re që nisi këtu me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Dhe unë jam shumë i lumtur dhe i privilegjuar të ndjek punimet.

Është një audiencë që ka shfaqur gjithmonë interes dhe për ne është një mundësi fantastike që të flasim për atë që kemi bërë, për atë që po bëjmë dhe atë që çfarë do të bëjmë.

Mendoj se në vitin 2014, kur u mblodhën për herë të parë të gjashtë kryeministrat, ishte një moment shumë i rëndësishëm…
Po, kjo ishte nëse nuk e kam gabim pas nisjes së Procesit të Berlinit. Po, është një erë e re në rajon. Secili nga ne po shqyrton mundësitë e bashkëpunimit dhe të punuarit së bashku.

Sa i rëndësishëm ka qenë BERZH si katalizator për ta nxitur rajonin që të punojë së bashku?
BERZH nuk ka qenë i rëndësishëm, por ka qenë thelbësor dhe vazhdon të jetë jo vetëm për shkak të fondeve por para së gjithash për njohuritë, për eksperiencën, për kapacitetin për të ndihmuar në ndërtimin e perspektivës dhe për të qenë në gjendje të artikulojmë në mënyrën e duhur të gjitha projektet që bazohen në nevojat tona, në mënyrë që të mos bëjmë gabime trashanike.

Çfarë shpresoni të arrini sot nga ky samit?
E njëjta gjë. Kërkojmë të bëjmë punën tonë, të përcjellim mesazhin tonë tek audienca, t’i shpjegojmë se çfarë po ndodh, cilat janë objektivat tona dhe shpresoj ashtu si në aktivitetet e mëparshme, që të ketë njerëz dhe kompani të interesuara të na ndjekin dhe të vijnë.

Dje ju takuat Presidentin e KE-së, Jean Claude Juncker. Si shkoi takimi dhe ku ka arritur procesi juaj i anëtarësimit?
Para së gjithash, ne duam të hapim negociatat e anëtarësimit. Anëtarësimi do vijë më vonë dhe ky nuk ishte argument i momentit. Ne shpresojmë të marrim rekomandim të plotë dhe më pas vendet anëtare të hapin dritën jeshile për të nisur negociatat e anëtarësimit. Më pas do të shohim. Kjo gjë varet nga ne dhe nga aftësitë tona për të ecur më shpejt.

Next Post
Cristiano: “I kam marrë të gjitha, s’kam më ëndrra”

Cristiano: “I kam marrë të gjitha, s’kam më ëndrra”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In