Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga vendimi që pritet të japë Këshilli Europian për t’i hapur apo jo dritë jeshile çeljes së negociatave me BE, kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Brukselit.
Rama do të jetë i pranishëm në mbledhjen e nesërme që do të mbajë Këshilli Europian, ndërkohë që vendimi do të jepet të premten.
Po ashtu mësohet se rreth orës 10:00 kryeministri Rama është takuar në zyrën e tij me ambasadorin gjerman Peter Zingraf.
Një ditë më parë, Ministrat e Jashtëm të BE-së, të mbledhur në Luksemburg u dorëzuan për të gjetur një marrëveshje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke ja kaluar këtë vendim Këshillit Evropian.
Gjatë mbledhjes së Ministrave të Jashtëm në Bruksel, tre vende ishin që hapja e negociatave të vinte në një moment të dytë, pasi Shqipëria dhe Maqedonia nuk ishin gati.
Ndërsa, në një komunikim në Facebook ditën e djeshme, Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat që BE-ja i kishte lënë, duke shtuar se më shumë hezitimi për një “PO” lidhet me problemet e brendshme që ka unioni.
/a.r











