• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat në udhëkryq? Kotzias mbërrin në Tiranë, në pikëpyetje takimi Rama- Tsipras

by Java News
29/03/2018 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Negociatat me Greqinë për paktin detar dhe çështjet e tjera të mbetura pezull rrezikojnë të dështojnë. Për këtë arsye ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka mbërritur në një vizitë disaorëshe në Tiranë. Kotzias është pritur nga homologu shqiptar Ditmir Bushati në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Pak para takimit me homologun grek ministri Bushati u shpreh se është një takim i radhës. “Në disa fusha është bërë progres, kemi fusha të tjera ku besoj ditët në vijim do kemi rastin të deklaroj progres, e kam fjalën për patentat. Presidenti ka lëshuar autorizimin, unë kam firmosur plotfuqishmërinë për ekipin negociator që është duke punuar. Besoj se do biem dakord me misnitrin Kotzias edhe për kalendarin e punës, dhe po punojmë për takimin e nivelit të lartë, takimin e dy kryeministrave”, u shpreh Bushati.

Për shkak të vështirësive në negociata, kryeministri Aleksis Tsipras anuloi vizitën në Shqipëri e planifikuar në fillim të prillit. Sipas një njoftimi për mediat të shpërndarë nga Ministria e Jashtme greke, të dy ministrat, Bushati dhe Kotzias do të shqyrtojnë gjatë takimit të sotëm në Tiranë, hapat e ardhshëm, në kuadrin e dialogut të vazhdueshëm për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe të pazgjidhura.

Fillimisht ishte planifikuar që Tiranën ta vizitonte kryeministri grek Aleksis Tsipras për të firmosur me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama marrëveshjen e detit dhe një sërë çështjesh të tjera për të cilat fillimisht u duk se kishte dakordësi mes Tiranës dhe Athinës.

Por sipas mediave greke, hezitimi i Tiranës zyrtare për nisjes e negociatave, pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta vonoi dhënien e autorizimit për lëshimin e plotfuqisë nga ministri i Jashtëm Bushati, bëri që Tsipras të anulojë vizitën dhe të dërgojë në Shqipëri Kotzias. Bushati dhe Kotzias kanë zhvilluar edhe dy takime të mëparshme në Kretë në nëntor 2017 dhe në Korçë vetëm dy muaj më parë.

ma.me

Next Post
Protesta/ Basha thirrje nga Kuvendi: Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit të bashkuar

Basha në kundërsulm: Ministri i Ramës kërcënoi investitorin në emër të rusëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

October 6, 2026
Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
Von der Leyen, me Ramën: Shqipëria i mbajti premtimet! Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

October 6, 2026
Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

October 6, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

October 6, 2026
Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

October 6, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

Telashe të tjera për Gianni Infantino, Norvegjia denoncon presidentin e FIFA-s!

October 6, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Harta si tenderat e Ramës”- PS përfshiu në rend dite Reformën Territoriale, PD akuzon: Interes elektoral i kryeministrit, jo për nevojat e qytetarëve

October 6, 2026
“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

October 6, 2026
“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com