Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se, nëse rezultatet e një raporti të Komisionit të Bashkimit Europian, që do të dalë në muajin mars, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte pozitiv, atëherë ai do të mbështeste hapjen e negociatave që këto dy vende t’i bashkohen bllokut, njoftoi një nga gazetat më të njohura kanadeze ”The National Post”, që i referohet agjencisë britanike të lajmeve, Reuters.
“Ne jemi duke pritur për raportin në muajin mars”, deklaroi Macron.
”Nëse nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi vendoset, atëherë ne duhet të hapim negociatat”, theksoi Macron në Konferencën për Sigurinë, që po zhvillohet në Mynih. /e.s/