• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Mirela Kumbaro dhe Rudina Hajdari vizitë zyrtare në Francë

by Java News
16/05/2019 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e opozitës së re, njëherazi edhe kryetare e Komisionit për Integrimin Europian, Rudina Hajdari së bashku me deputeten socialiste Mirela Kumbaro ndodhen në një vizitë zyrtare në Francë. Mësohet se në fokus të kësaj vizite është integrimi i Shqipërisë, ku dy deputetet po lobojnë që të marrin mbështetjen e Francës për çeljen e negociatave.

Dy deputetet zhvilluan takime me grupin parlamentar të miqësisë Francë-Shqipëri, dhe kryetaren Hugette Tiegnat me Kryetaren e Komisionit për Europën të Asamblesë Nacionale, Sabine Thillaye,  me Kryetarin e Komisionit për Europën në Senatin francez, Jean Bizet,  por edhe me Drejtorin për Europen dhe per Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Francës, Christophe Parisot dhe Thomas Bertin.

Në një status në rrjetet sociale, Kumbaro shprehet se në takim u vu në pah progresi i Shqipërisë në realizimin e detyrave dhe vendosmërinë për të mos u ndalur në reformën në drejtësi.

“Nuk mund të mos shpreh kënaqësinë që në çdo takim doli në pah progresi i Shqipërisë në realizimin e detyrave që kemi marrë përsipër, sikurse dhe në vendosmërinë për të mos e ndalur reformën në drejtësi “mbresëlënëse” siç e quajtën ata, dhe unikale”, shkruan Kumbaro.

Kumbaro thekson gjithashtu, se Franca është një partnere strategjike për Ballkanin, veçanërisht e Shqipërisë, duke konfirmuar mbështetjen.

“Të ndërgjegjshëm për temperaturat politike europiane në pritje të rezultateve të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, e më pas të raportit final të Komisionit Europian, morëm sërish konfirmimin se Franca mbetet në të gjitha nivelet një partner strategjik i rëndësishëm për Ballkanin e posaçërisht për Shqipërinë dhe se perspektiva jonë është vetëm në BE, siç e konfirmoi Presidenti Macron ne Samitin e Berlinit.

Të ndjeshëm gjithashtu edhe ndaj problemeve të brendshme politike në vendet e BE e në Francë, – e kush nuk i ka- se gjithkush ka një rol për të luajtur që ekstremizmat dhe populizmi të mos dominojë skenat politike dhe të mos helmojë opinionin publik europian. Kjo është sfida më e madhe e Europës së Bashkuar sot e cila, duam apo s’duam ne, ndikon në vendimmarrjet politike të zgjerimit.

Ndërsa sfida jonë e radhës mbetet sigurimi i së drejtës së votës për çdo shqiptar në datën 30 qershor! Është e drejtë legjitime, në zgjedhje legjitime për një qeverisje vendore legjitime qe do të garantohet nga një qeveri legjitime e një parlament legjitim”, shkruan Kumbaro.

Qershori është një muaj vendimtar për dhënien e vendimit, për këtë arsye të gjitha komisionet parlamentare, ministra, por edhe deputetët socialistë kanë nisur një proces lobimi për një vendimmarrje të qartë të Komisionit Europian për nisjen e negociatave.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Rrobat e shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe, Veseli: Ky është një Holokaust

FOTO/ Rrobat e shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe, Veseli: Ky është një Holokaust

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jeni të sigurt që më njohin?” Eli Fara rrëfehet sonte te Luizi, pas bujës së videove intime

“Turpi i përket atyre që filmuan! Para se të gjykoni…”- Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime në rrjetet sociale: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj askujt

October 3, 2026
Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

October 3, 2026
“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

October 3, 2026
Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

October 3, 2026
“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

October 3, 2026
Skandali mjedisor, vazhdon pastrimi në rezervuarin e Kasharajt! Janë hequr rreth gjysma e peshqve të ngordhur

Skandali mjedisor, vazhdon pastrimi në rezervuarin e Kasharajt! Janë hequr rreth gjysma e peshqve të ngordhur

October 3, 2026
Ekspozoi skandalin sportiv dhe denoncoi shkeljet e Manchester City, aktivisti kërcënohet me vdekje!

Ekspozoi skandalin sportiv dhe denoncoi shkeljet e Manchester City, aktivisti kërcënohet me vdekje!

October 3, 2026
“Territorialja”, Ndoka kritikon ashpër Berishën në takimin me aleatët: Dëgjesat me PS-në i kishe “muaj mjalti”, kurse ne na le në terr! Ishte gabim i madh

“Territorialja”, Ndoka kritikon ashpër Berishën në takimin me aleatët: Dëgjesat me PS-në i kishe “muaj mjalti”, kurse ne na le në terr! Ishte gabim i madh

October 3, 2026
EMRI/ Tentoi arratisjen i armatosur duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçari në Kurbin! Momenti kur shtrihet përtokë (VIDEO)

EMRI/ Tentoi arratisjen i armatosur duke përplasur makinën e Policisë, kapet pas ndjekjes 27-vjeçari në Kurbin! Momenti kur shtrihet përtokë (VIDEO)

October 3, 2026
Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com