• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me Greqinë/ Bushati: “Deti” çështja më delikate, fitojmë më shumë hapësirë

by A R
19/02/2018 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv, u shpreh se Tirana pret që brenda pranverës Greqia të shfuqizojë “Ligjin e Luftës”. Kryediplomati shqiptar tha se shfuqizimi i këtij ligji do bëjë të mundur që qytetarëve shqiptarë të cilëve u janë sekuestruar pronat në Greqi, t’u kthehen këto prona.

“Për shfuqizimin e Ligjit të Luftës, shpresoj se jemi shumë afër këtij momenti. Çështja e shfuqizimit të Ligjit të Luftës është pjesë e paketës. Kemi marrë një draft nga pala greke. Ky draft në gjykimin tonë përshtatet me garancitë që kërkohen për të fituar të drejtat pronësore në praktikë për ato të sekuestruara në bazë të Ligjit të Luftës. Se kur do hyjë në fuqi shfuqizimi ne besojmë se do të ndodhë brenda pranverës dhe presim brenda pranverës. 

Ka një dëshirë për t’u konkretizuar këto marrëveshje me një vizitë të kryeministrit të Greqisë në Shqipëri. Nuk është se ka një datë, apo afat për këtë gjë. Vizita të këtij karakteri shoqërohen me produkte konkrete. Kjo vizitë do ketë produkte konkrete dhe do të pasohet me vizita të tjera në Greqi dhe takime të përbashkëta.

Ka çështje që duhet të zgjidhen në mënyrë të njëanshme. P.sh, shfuqizimi i Ligjit të Luftës dhe pasojave të tij është një akt i njëanshëm. Pala ka mohuar ekzistencën për një kohë të gjatë. Kam dëgjuar interpretime të ndryshme edhe këtu në Shqipëri lidhur me traktatin e miqësisë që sipas tyre pasaka ezauruar ligjin e luftës, por tashmë s’ka dyshime as për palëbn greke se ky ligj ekziston, ka pasoja për pronat atje si pasojë e këtij ligji. Shpresojmë që ky ligj do të shfuqizohet në mënyrë që shtetasit shqiptarë që kanë prona në sekuestro, të gëzojnë këto prona.

Rifillimi dhe garantim i procedurave në përputhje me standardet ndërkombëtara sa i tamion vendprehjeve të eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri. Garantuam një marrëveshje e cila nuk ishte kundërshtuar në rrugë gjyqësore. Ka grupe të ekspertëve në terren që punojnë në terren. Janë dy vendprehje të firmosura që në 2009 mes Berishës dhe Karamanlis. Po negociojmë për heqjen e vulës apostolike, kursehen 4 mln euro në vit nga emigrantët shqiptarë”, u shpreh Bushati.

Marrëveshja e Detit me Greqinë, tha Bushati, do jetë një marrëveshje e re dhe do jetë më e mirë se ajo e 2009. Sipas Bushatit, Shqipëria do përfitojë hapësirën e humbur nga marrëveshja Berisha-Karamanlis. “Çështja më delikate është demilitimi i hapësirës detare. Me Greqinë do kemi një marrëveshje të re detare. Me marrëveshjen e re Shqipëria do përfitojë nga të gjitha drejtimet. Do kemi një marrëveshje disa herë më të mirë se marrëveshja e 2009, qoftë sa i takon hapësirës detare, por edhe zonës ekskluzive ekonomike. Është një marrëveshje që i jep Shqipërisë det më shumë, më shumë hapësirë ekonomike. Dhe kjo është një marrëveshje më e mirë, apo jo?”, u shpreh Bushati.

/a.m.

Next Post
Ankesat e pedagogëve, Nikolla: Nuk më ka ardhur asnjë kërkesë…

Ankesat e pedagogëve, Nikolla: Nuk më ka ardhur asnjë kërkesë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com