• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me BE/ Rama: PD kërkon të bllokojë integrimin, arritjet të “mira”, vetëm kur i sjellin ata

by Java News
13/11/2016 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ja ka kushtuar “komunikimin e javës” në rrjetin e tij social lajmit të mirë për hapjen e dritës jeshile nga BE, që Shqipëria të hapë negociatat për tu bërë vend anëtar i Bashkimit Europian. Në mesazhin e tij Kryeministri ka thënë se nuk ka asnjë kusht që e pengon Shqipërinë drejt integrimit të plotë, përveçse nisjes së procesit të reformës në drejtësi dhe veçanërisht vettingut, që PD kërkon ta shpallë si antikushtetuese. Kryeministri theksoi se PD do të vijojë të sulmojë reformën në drejtësi dhe jo vetëm vettingun, por të gjitha ligjet e saj, sepse ka frikë nga to, si djalli temjanin.

Fjala e Ramës

3 vjet më parë Shqipëria ishte një vend i refuzuar, 3 herë me rradhë në 3 vite rresht në përpjekjen për të marrë statusine kandidatit. Një shtet i pareformuar dhe me një kryeministër që kishte humbur cdo respekt ndërkombëtarisht dhe që prej disa vitesh nuk e qaste askush në derë. Rrruga e integrimit europian të Shqipërisë ishte kthyer në një rrugë të rrëshqitshme

Dinamika e re e politikës sonë të jashte i ka rritur ndjeshëm kuotat e vlerësimit të Shqiërisë dhe urat e komunikimit tonë në rajon e ndërkombëtarisht janë më të fuqishme se kurrë më parë. Sdot, në harkun e vetëm 3 viteve, vendi sapo ka marrë rekomandimin për çeljen e negociatave.

Komisioni europian e ka vlerësuar aq maskimalisht punën tonë saqë ka çelur dritën jeshile për hapjen negociatave për anëtarësim. Kazani i broçkullave që zien përditë në mjedisin tonë politik, zhurmoi me të madhe me demek kushtet që do ti viheshin Shqipërisë. Madje shqiptarët dëgjuan se edhe kanabisi do të ishte kusht për çeljen e negociatave, zgjedhjet e ardhsme do të ishin kusht, një qeveri e re me një kryeministër tjetër do të ishte kusht..

Thanë çfarë nuk thanë. Gënjyen dhe sajuan çfarë u dëshironte mendja dhe zemra, që për fat të keq vetëm çeljen e negociatave nuk donte… sepse për ta Shqipëria është e mirë vetëm kur punët e tyre janë mirë dhe është e dashur vetëm kur janë ata në pushtet. E vetmja gjë që lanë pa thënë ishte e vërteta e thjeshtë se Shqipëria do të merrte çeljen e negociatave pa kushte, me vetëm premtimin se reforma në drejtësi do të vijonte, konkretisht me nisjen e Vettingut.

Quajeni dhe kusht po të doni, është zbatimi i Vettingut, por ama sdo as mend e kalem, që kjo premisë apo kusht, është në rradhë të parë premisa apo kushti i vetë nesh… nuk na e ka diktuar askush atë.

Më lejoni tju shpjegoj se mes momentit kur jepet rekomandimi dhe uljes në tryezë për të hapur fashikujt e mëdhenj të hapjes së negociatave, ka si rregull një periudhë përgatitor… nuk ka pëikë dyshimi se shqipëria do të çelë negociatat, sapo e gjithë puna përgatitore do të jetë kryer.

Ska si të ketë më pikë dyshimi se opozita jonë po na turpëron me brockullat e saj me kanabistanin dhe me stanin e lepujve që përfaqëson. Gjithashtu po të shihet eksperienca e vendeve tjera me BE-në, as nuk diskutohet që nënvizimi apo po të doni kushtëzimi i çeljes së negociatave është diçka mëse normale. Kush mund ta imagjinojë se negociatat do të çelen nëse nuk do të batohet vettingu?!

E dinë këtë edhe dritëshkurtërit, që e kanë bllokuar përkohësisht vettingun, me një kërkesë të turpshme për ta shpallur antikushtetuese, por edhe me një qëllim të dukshëm, për të vonuar hapjen e negociatave.

Me siguri do të thonë pa pushim se nuk ka negociata me kanabis, me këtë qeveri e dreqi e di me çfarë e sa do të thotë e stërthonë, për të penguar shqiptarët që të gëzohen me këtë lajm historik.

Nuk diskutohet që do të bëjnë çmos për të penguar jo vetëm vettingun, që i tmerron si temjani djallin, por edhe të gjithë ligjet e tjera të reformës.

E vetmja gjë që ne do të bjën është të vazhdojmë në rrugën tonë dhe të luftojmë për ta bërë atë sa më parë anëtare në BE. Dua tju them se unë jam më i vetëdijshëm se kurrë se pavarësisht kësaj opozite, ne vetë kemi shumë gjëra për të përmirësuar… unë vetë kam shumë gjëra për të përmirësuar… qeverisja ka ende po ashtu plot gjëra për të përmirësuar, në rradhë të parë duke u afruar më shumë shpirtërisht me të gjithë njerëzit dhe jo vetëm me votuesit tanë./java/a.k

Next Post
FOTOlajm/ Si ju përgjigj Shqipëria terrorizmit në “Elbasan Arena”

FOTOlajm/ Si ju përgjigj Shqipëria terrorizmit në "Elbasan Arena"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com