• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Negociatat Izrael – Hamas, drejt kolapsit, ja kushtet që nuk po i japin fund luftimeve në Gaza

by S T
30/08/2024 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat izraelite vranë një komandant të lartë të Hamasit në qytetin e Jeninit, teksa po kryenin një operacion të madh në Bregun Perëndimor të pushtuar për të tretën ditë.

Njoftimi është bërë publik nga ushtria izraelite. Ushtria izraelite tha se forcat e Policisë Kufitare kishin vrarë Wassem Hazem, i cili ishte kreu i Hamasit në Jenin dhe ishte i përfshirë në të shtënat dhe sulmet me bomba në territorin palestinez.

Metodat e përdorura nga Tel-Avivi në operacionet e fundit ushtarake të Izraelit ka shqetësuar thellësisht Britaninë e Madhe, veçanërisht në Bregun Perëndimor. Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike, i cili ripërsëriti kërkesën e tij drejtuar shtetit hebre që “të tregojë moderim, t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe të shtypë veprimet e atyre që kërkojnë të ndezin tensionet”, shkruan A2. Që nga e premtja, 19 palestinezë janë vrarë gjatë një operacioni të gjerë ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor që përfshin qytetet Jenin, Tubas dhe Tulkarem, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë dhe grupeve palestineze.

Ndërkohë, negociatat midis Izraelit dhe Hamasit “po shkojnë drejt kolapsit”. Kjo u deklarua nga një burim anonim i nivelit të lartë nga grupi palestinez për median pro-Hezbollahut Al-Mayadeen, të bërë publik nga Times of Israel. Sipas zyrtarit, takimet e fundit në Katar kanë dështuar të sjellin një përparim në negociata, pasi Izraeli insiston të mbajë një prani në korridorin e Filadelfit, ndërkohë që nuk është i gatshëm të heqë dorë nga vetoja e tij mbi identitetin e 65 të burgosurve palestinezë që vuajnë dënimin e përjetshëm për lirim, si pjesë e një zgjidhjeje, shkruan A2 CNN.

Sakaq, sipas mediave libaneze, të raportuara nga mediat izraelite, Irani është gati të sulmojë shtetin hebre “më së shumti në 2-3 ditët e ardhshme”.

Izraeli thotë se Irani ofron armë dhe mbështetje për fraksionet militante në Bregun Perëndimor – nën pushtimin izraelit që nga lufta e Lindjes së Mesme të vitit 1967 – dhe ushtria si rezultat i ka shtyrë operacionet e saj atje.

Next Post
Aksident i rëndë në Greqi/ Makina përplaset “kokë më kokë” me kamionin, humbin jetën dy të rinj, plagosen dy tëtjerë

Aksident i rëndë në Greqi/ Makina përplaset "kokë më kokë" me kamionin, humbin jetën dy të rinj, plagosen dy tëtjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

Dronë nga Jemeni dhe Irani sulmojnë Izraelin, Houthi rrezikojnë bllokimin e Detit të Kuq

March 30, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Kurti zbardh takimin me Macron: Integrimi, siguria dhe mbrojtja në fokus të bisedimeve

March 30, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

March 30, 2026
Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In