Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i ka kërkuar sot zyrtarisht Presidentit të Republikës plot-fuqishmërinë, në lidhje me fillimin zyrtar të negociatave me Greqinë. Ai i ka dërguar një letër kreut të shtetit Ilir Meta, nëpërmjet së cilës kërkon autorizimin për negociata zyrtare me Greqinë, bisedime të cilat deri tani kanë qenë në nivel informal. Negociatat jane ne kuader te zgjidhjes se mosmarreveshjeve mes dy vendeve qe lidhen me nje seri problematiokash si marreveshja e detit, çeshtja Çame, Ligji i Luftes, etj.
Letra mbërriti sot në presidencë dhe ajo i është dërguar për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama. Bushati kërkon që negociatat të kryhen nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Gjeografisë.
vijon
ma.me/javanews.al