• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi për Liritë Akademike: Nuk i kërkuam qeverisë që “t’i heqë veshin burokracisë universitare”

by A R
14/02/2018 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare, ka reaguar pas takimit të kryeministrit rama me Senatin e Universitetit të Tiranës. Në deklaratë Forumi thekson edhe njëherë se po shkohet drejt grevës ndërsa theksohet se “Forumi refuzon gjuhën shantazhuese dhe tallëse”

“Forumi mendon se ky takim nuk është në përgjigje të kërkesave që ne kemi kemi paraqitur publikisht pasi forumi nuk i ka kërkuar Kryeministrit që të marrë rrolin e kryetarit të senatit apo të organeve të zgjedhura të UT-së. Forumi nuk i ka kërkuar qeverisë që “t’i heqë veshin burokracisë universitare” dhe as shndërrimin e e saj në palë për larjen e hesapeve mes klaneve të brendshme por, hapjen e një dialogu me profesoratin, studentët dhe shoqërinë shqiptare për marrjen e përgjegjësive që i takojnë qeverisë dhe jo vetëm qeverisë, pra për bashkëndarjen e përgjegjësisë për degradimin e gjendjes së arsimit të lartë në vend dhe mosfunksionimin e ligjit për arsimin e lartë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

DEKLARATA E PLOTË:

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ndoqi takimin e kryeministrit Edi Rama dhe të ministres së arsimit dhe shkencës znj. Lindita Nikolla me senatin e Universitetit të Tiranës.

Forumi mendon se ky takim nuk është në përgjigje të kërkesave që ne kemi kemi paraqitur publikisht pasi forumi nuk i ka kërkuar Kryeministrit që të marrë rrolin e kryetarit të senatit apo të organeve të zgjedhura të UT-së. Forumi nuk i ka kërkuar qeverisë që “t’i heqë veshin burokracisë universitare” dhe as shndërrimin e e saj në palë për larjen e hesapeve mes klaneve të brendshme por, hapjen e një dialogu me profesoratin, studentët dhe shoqërinë shqiptare për marrjen e përgjegjësive që i takojnë qeverisë dhe jo vetëm qeverisë, pra për bashkëndarjen e përgjegjësisë për degradimin e gjendjes së arsimit të lartë në vend dhe mosfunksionimin e ligjit për arsimin e lartë.

Forumi nuk ka pasur një kërkesë formale të ardhur nga kryeministri, por edhe sikur të kishte pasur, një takim i tillë pa axhendë të përcaktuar do të ishte krejt i padobishëm. Arsimi i lartë në Shqipëri nuk mund të shndërrohet në show ai është tashmë një dramë. Një dramë për ne profesoratin, për studentët dhe shoqërinë, një dramë që shpaloset sot para syve të kujtdo me përjashtim të kryeministrit dhe ministres. Një dramë që nesër mund të shndërrohet në tragjedi për dijen dhe vendin.

Forumi refuzon gjuhën shantazhuese dhe tallëse, por megjithatë të shqetësuar më shumë se prej talljeve apo kërcënimeve,nga gjendja dramatike dhe problemet e mprehta të pazgjidhura që vazhdojnë të shtohen pafundësisht, shpreh vullnetin për dialog të cilin përveçse publikisht do ta adresojë edhe në mënyrë zyrtare.

Grupi i negocimit i zgjedhur nga pjesëmarrësit e forumit, pret me seriozitet një përgjigje. Forumi mbetet i palëkundur në vullnetin e tij që në rast refuzimi, të bashkuar me studentët tanë të shkojmë drejt një greve të përgjithshme.

Kordinatori i Forumit

Prof ass Dr Mark Marku

Next Post
Rama mbërrin në Bruksel, darkë dhe takim bilateral me Mogherinin

Mogherini apel Shqipërisë: Mbështesni vendimin e BE për sanksione ndaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Arrestimi i Agasit i negociuar”/ Berisha akuza mazhorancës: Rama i pashpresë, PS ‘de facto’ po shpërbëhet

“Arrestimi i Agasit i negociuar”/ Berisha akuza mazhorancës: Rama i pashpresë, PS ‘de facto’ po shpërbëhet

August 29, 2026
Kryeministri Rama mbledh deputetët dhe të deleguarit e Tiranës, nis zbatimi i “Besës”! Në fokus edhe Bashkia, javën e dytë të shtatorit…

Kryeministri Rama mbledh deputetët dhe të deleguarit e Tiranës, nis zbatimi i “Besës”! Në fokus edhe Bashkia, javën e dytë të shtatorit…

August 29, 2026
As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

“Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes!”- Refuzoi pyetjet për vrasjen e Gilmando Danit, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen ndaj Ylli Zallës! Në letrën e gjetur…

August 29, 2026
“Nuk do dorëzohemi”- Hezbollahu hedh poshtë marrëveshjen Liban-Izrael: E padrejtë, e paligjshme dhe poshtëruese!

“Nuk do dorëzohemi”- Hezbollahu hedh poshtë marrëveshjen Liban-Izrael: E padrejtë, e paligjshme dhe poshtëruese!

August 29, 2026
GJKKO i cakton sot masën e sigurisë avokati i ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku paraqitet në ambientet e gjykatës!

GJKKO i cakton sot masën e sigurisë avokati i ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku paraqitet në ambientet e gjykatës!

August 29, 2026
Beteja me flakët në Dragot të Tepelenës, ministri Nufi: Mirënjohje për forcat që luftuan, zjarri u shua pas operacionit gjatë gjithë natës!

Beteja me flakët në Dragot të Tepelenës, ministri Nufi: Mirënjohje për forcat që luftuan, zjarri u shua pas operacionit gjatë gjithë natës!

August 29, 2026
Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

“Agasi, ndërmjetësi mes krimit e pushtetit”- Tabaku flet për sistemin me tri kolona dhe akuzon: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët

August 29, 2026
FOTO/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital, parandalohet krimi në Kavajë! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

FOTO/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital, parandalohet krimi në Kavajë! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

August 29, 2026
VIDEO/ Shokuese në SHBA, nëna vret djalin e saj 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë! Mesazhi tronditës: Ia vlejti!

VIDEO/ Shokuese në SHBA, nëna vret djalin e saj 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë! Mesazhi tronditës: Ia vlejti!

August 29, 2026
Trump njofton se ka arritur "marrëveshjen më të madhe të naftës në historinë botërore" me Venezuelën -

Trump njofton se ka arritur marrëveshjen më të madhe të naftës në historinë botërore me Venezuelën –

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com