Një mosmarrëveshje tronditëse familjare për kujdestarinë e një foshnje ka rezultuar në vrasjen e 11-muajshit Basil Stoner në Shtetet e Bashkuara.
Nëna e tij 36-vjeçare, Madeline Veronique Daly, pranoi vrasjen e fëmijës në një park rimorkiosh në New Mexico sepse nuk donte që ai të përfundonte në kujdestarinë e babait të tij, duke u thënë më vonë hetuesve se mendonte se ajo që kishte bërë “ia vlente”.
Daly e kishte marrë Basilin nga Wyoming dhe e kishte transferuar në New Mexico, duke shkelur një urdhër gjykate që i kishte dhënë përkohësisht kujdestarinë e fëmijës babait të tij.
Babai, Jake Stoner, u kishte thënë hetuesve se e kishte parë të birin për herë të fundit më 28 shtator.
36-vjeçarja më vonë u tha oficerëve se ishte larguar me fëmijën sepse “nuk do ta lejonte foshnjën e saj tetëmuajshe të shkonte e të vinte nga Nebraska në Wyoming dy herë në muaj”.
E gjetën pasi aplikuan për punë
Autoritetet arritën ta gjenin Daleyn më 23 dhjetor 2025, në një park rimorkiosh pranë Silver City, New Mexico.
Sipas dosjes së çështjes, gruaja kishte aplikuar për një punë në zonë dhe një kontroll i së kaluarës zbuloi një urdhër arresti aktiv për rrëmbim fëmije.
Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, panë 36-vjeçaren duke vrapuar brenda një rimorkioje. Forcat e sigurisë rrethuan automjetin, ndërsa në të njëjtën kohë po zhvilloheshin procedurat për lëshimin e një urdhër-arresti që do t’u lejonte atyre të hynin.
Pak kohë më vonë, u dëgjua një e shtënë.
Oficerët hynë në rimorkio dhe e gjetën Basilin të plagosur për vdekje nga një pistoletë 9 mm. Sipas informacionit të përfshirë në dosjen e çështjes, fëmija ishte qëlluar në fytyrë.
Daly më pas u përpoq ta drejtonte armën nga vetja, por oficerët arritën ta imobilizonin dhe ta arrestonin.
“Jake nuk mund ta marrë Basilin”
Pas arrestimit të saj, 36-vjeçarja u tha hetuesve se besonte që veprimet e saj po e mbanin të birin “të sigurt”.
Kur u pyet se çfarë mendonte ndërsa shikonte oficerët që i afroheshin rimorkios, ajo thuhet se u përgjigj:
“Jake nuk mund ta marrë Basilin”.
Ajo gjithashtu bëri pretendime të pabazuara se fëmija “do të ishte në rrezik dhe do të abuzohej seksualisht” nëse ajo do ta linte rimorkion me të.
Ajo gjithashtu pretendoi se babai “nuk donte kurrë të kishte të bënte me” Basilin, as financiarisht, as fizikisht apo emocionalisht.
Sipas urdhrit të arrestit, Daley u tha gjithashtu hetuesve se i konsideronte veprimet e saj “të vlefshme”, pasi kjo do të thoshte që babai dhe të afërmit e tij nuk do të ishin kurrë në gjendje ta merrnin fëmijën.
Ajo u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së parë.
Madeline Veronique Daly u deklarua fajtore për vrasje të shkallës së parë të hënën, më 24 gusht, në një sallë gjyqi në Silver City, New Mexico.
Gjykatësi pranoi kushtet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, por caktoi një seancë të veçantë dëgjimore për dënimin për të lejuar më shumë kohë për të shqyrtuar çështjen.
36-vjeçarja përballet me burgim të përjetshëm, dënimi maksimal në New Mexico për vrasje të shkallës së parë.
Mother shoots her 11-month-old baby in the face, says it was “worth it” because the boy’s father would never be able to see him.
Madeline Veronique Daly has been convicted of the horrific killing in New Mexico.
How long until the TikTok females raise $1M for her? pic.twitter.com/9957BW5slG
— Collin Rugg (@CollinRugg) August 28, 2026











