• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Franca: Asnjë kusht shtesë për Shqipërinë, të zbatohet Ligji i Vettingut

by Java News
08/12/2016 15:27
Harlem Desir

Harlem Desir

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe Franca konfirmon zyrtarisht se për Shqipërinë nuk do ketë kushte shtesë dhe se zbatimi i Vettingut është i rëndësishëm për hapjen e negociatave për integrim.

Harlem Desir, sekretar Shteti në qeverinë franceze, thotë për Top Channel se vendi i tij do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Zoti Desir ishte në Tiranë në ceremoninë e hapjes së zyrës rajonale për rininë.

Cili do të jetë qëndrimi i Francës për Shqipërinë? A do ta mbështesë ajo rekomandimin pozitiv për Shqipërinë në Bashkimin Europian?

Shqipëria ka bërë një punë të madhe dhe të vështirë në lidhje me reformën në drejtësi. Ne do të jemi shumë të vëmendshëm për mënyrën sesi kjo reformë do të zbatohet dhe duke nisur nga viti i ardhshëm, nisur nga progresi që është bërë, do të jemi në gjendje të përcaktojmë qëndrimin tonë në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni Europian ka bërë një raport pozitiv në lidhje me rrugën e përshkuar nga Shqipëria në drejtim të reformave dhe në përpjekjet që janë bërë për zbatimin e 5 prioriteteve kyçe të kërkuara nga Bashkimi Europian. Tani duhen bërë hapa të tjerë përpara siç është vënia në zbatim e reformës në drejtësi; ligji i Vettingut ose siç njihet ndryshe rivlerësimi i figurës së gjykatësve dhe prokurorëve. Pas vënies në zbatim të reformës në drejtësi, por edhe të aspekteve të tjera, vendet europiane do të marrin vendimet e tyre. Duhet të dini që Franca së bashku me vendet e tjera të BE-së do të jenë gjithmonë mbështetëse të Shqipërisë dhe do ta ndihmojë atë në vënien në zbatim të reformës në drejtësi.

Zyrtari francez konfirmon se nuk ka kushte të tjera që do ta pengonin Shqipërinë në rrugën drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim.

Ky konfirmim vjen vetëm pak ditë para marrjes së një vendimi nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Komisioni do të shprehet në lidhje me avancimin e vendeve kandidate në rrugën drejt afrimit me Bashkimin Europian.

“Nuk do të ketë kushte shtesë për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe duhet të avancojë në shumë drejtime siç janë: lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, bashkëpunimit në fushën e policisë apo atë të drejtësisë”, shprehet Harlem Desir, sekretari i Përgjithshëm i Shtetit francez.
TCH/d.i.

Next Post
Një tjetër nyje debati/ Grekët dorëzojnë në Tiranë 10 mijë faqe dokumenta për “Eskobarin e Drogës”

Sipas TIMS, Klement Balili s'rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, 3 prokurorë për hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

July 27, 2026
“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

“Investim strategjik për sigurinë e Shqipërisë”, ministri Nufi përshëndet miratimin e marrëveshjes së huasë me SHBA

July 27, 2026
Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

Refit Buzi nën hetim për “mashtrim”/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

July 27, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Nga 49% në 44%, dhe rikthim në 49%

July 27, 2026
Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

Ndryshimet në ligjin për administratën prekin drejtpërdrejt zyrtarët e kabineteve të ministrave, zbardhen rregullat e reja

July 27, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran, çmimi i naftës bie me 9 %

July 27, 2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

Trump paralajmëron sërish Iranin: Jam gati për veprime të forta ushtarake nëse dështojnë bisedimet

July 27, 2026
Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

Kërkesa e PS për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

July 27, 2026
Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…

July 27, 2026
Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

Marrëveshja për hua nga SHBA, Balla: Në shtator fillojmë lëvrimet e para

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In