• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Eksperti: Shqipëria i ka përmbushur kushtet teknike. ‘Beleri’ i përket drejtësisë, por duhet dialog politik me Greqinë

by Java News
29/12/2023 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se Shqipëria, në aspektin teknik, i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për ABC News, Çika u shpreh se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i përket drejtësisë.

Megjithatë, sipas Çikës, mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të ketë dialog politik, pasi vetoja e Athinës zyrtare po e pengon hapjen e negociatave.

“Çështjet e integrimit duhen ndarë në dy faza. Përpjekja e Shqipërisë dhe të gjitha arritjet e diplomacisë shqiptare në lidhje me integrimin, në aspektin teknik, duhet të flasim kryesisht për përmbushjen e kushteve teknike, nuk duhet të ketë dyshim, është e pranuar nga Bashkimi Evropian dhe liderët e Bashkimit Evropian, që Shqipëria e ka përmbushur pjesën teknike për hapjen e negociatave, kjo është faza e parë. E dyta është çështje politike, që ka të bëjë në parim me pranimin që bëjnë shtetet e Bashkimit Evropian për t’i dhënë dritën jeshile vendeve që janë aplikante. Në këtë rast flasim për Shqipërinë dhe bllokimin e Greqisë për çështjen Beleri. Një veto e cila ishte e paralajmëruar nga qeveria greke, nga kryeministri i Greqisë. Kjo është një çështje që është një ngërç në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nga deklarata e ministrit shqiptar, shohim se mund të jemi në fazën e diskutimeve. Nuk mund t’i hiqet dimension politik që ka kjo çështje dhe është dimensioni politik që ka penguar Shqipërinë. Nga deklarata e djeshme e ministrit shqiptar, shihet se ka një angazhim nga palët. Kjo është diçka e cila është në rang të gjerë. Propozimi i Scholz lidhet edhe me reformën që do të bëjë Bashkimi Evropian, që ka sjellë në lidhje me heqjen e vetos, me procesin e zgjerimit. Kjo është në shkallë më të gjerë. Ajo që duhet parë është negociatat mes palëve. Procesi politik mes dy palëve nuk duhet shmangur dhe duhet të ketë negociata paralelisht me vendimin e gjyqësorit në Shqipëri.

Kjo është diçka shumë pozitive në momentin që të dyja palët kanë vendosur që të negociojnë për çështjen. Si çështje politike, duhet të ketë negociata mes dy vendeve. Për arsye të këtij ngërçi, janë lënë çështje më të rëndësishme që janë pezull mes dy vendeve. Është hap shumë i rëndësishëm nga ana e qeverisë shqiptare. Në aspektin teknik, Shqipëria nuk ka se çfarë të diskutojë më, të gjitha detyrat e Shqipërisë në lidhje me përshtatjen e kapitujve, është në një fazë të mirë dhe Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Pengesë është procesi politik dhe heqja e vetos nga qeveria greke për të shkuar në hapat e mëtejshëm.

Reforma në drejtësi është nga investimet shumë vjeçare që ka bërë qeveria shqiptare dhe partnerët tanë, Bashkimi Evropian dhe SHBA, po jep rezultatet e para, në lidhje me atë që ka qenë një kërkesë nga ndërkombetarët, por edhe opinioni i brendshëm në Shqipëri, për ndjekjen e peshqve të mëdhenj të korrupsionit”, theksoi ai./m.j

Next Post
Rrëzohet kërkesa e Fredi Beleri për zëvendësimin e masës së sigurisë

Kërkesa për përjashtimin e dy gjyqtarëve u rrëzua, media greke: Synimi i qeverisë shqiptare është që Beleri të dënohet me çdo kusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com