Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, të martën, ka folur në emisionin ‘Opinion’ për procesin e hapjes së negociatave nga BE për Shqipërinë.
Bushati tha se BE ka dhënë dritën jeshile për fillimin e këtij procesi, ndërsa Shqipërisë i kërkohet veçse konsolidimi i procesit të reformave.
Ai tha se Shqipëria nuk ka asnjë kusht shtesë, ka vetëm një skicim të rrugës së negociatave.
“Bashkimi Europian ka dhënë dritën jeshile për fillimin e këtij procesi. Tani na duhet të konsolidojmë procesin e reformave. Kam dëshirë t’iu ftoj që t’i referohemi qëndrimit zyrtar të BE-së, ku njëzëri thuhet se Këshilli i BE-së i përgjigjet pozitivisht. Shqipëria nuk ka asnjë kusht shtesë, ka vetëm një skicim të rrugës së negociatave”,-tha Bushati.
a.ç