• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Negociatat, ambasadori suedez: Shinat janë vendosur, tani treni të nisë udhëtimin

by Java News
26/04/2018 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri Johan Ndisi deklaron për ‘News 24’ se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave nuk do të thotë që shqiptarët të bien në qetësi, por të dyfishojnë përpjekjet përpara takimit të Këshillit të BE-së që mbahet në muajin qershor.

Duke folur për emisionin Diplomaticus të gazetarit Erion Kaçorri, ambasadori suedez thekson se përpara takimit të muajit qershor, kur të takohen vendet anëtare të BE-së, ka shumë gjëra për tu bërë.

“Mendoj se 28 qeveritë Europiane duhet të binden plotësisht prandaj kjo nuk ështe koha për të festuar rreth rekomandimit, por është koha për të dyfishuar përpjekjet për të përfunduar punën e vështirë, për të dhënë rezultate dhe për t’i dëshmuar 28 vendeve anëtare rreth reformave që janë kryer dhe në veçanti e kam fjalën për reformën në drejtësi, po flas për luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit. Kjo është koha e duhur për të dyfishuar përpjekjet, për të rritur aktivitetin dhe për të bërë punën e vështirë” deklaron ambasadori Suedez në Tiranë.

Sipas diplomatit Suedez, nga sot që flasim dhe deri në muajin qershor kur të takohen vendet anëtare të BE-së, shumë gjëra mund të bëhen dhe shumë gjëra nevojiten që të bëhen.

“Tani është koha për të bërë jashtëzakonisht shumë punë dhe për të mos humbur asnjë ditë të vetme, as një javë të vetme përpara takimit në muajin qershor sepse 28 vendet anëtare, 28 ministrat nga këto vende duhet të binden dhe ata mund të binden vetëm kur të shikojnë rezultatet konkrete në fushat që përmenda” deklaron ambasadori Ndisi. Sipas diplomatit Suedez, Shqipëria ka bërë shumë punë, gjë që është shumë e rëndësishme sepse janë vendosur themelet në një sërë fushash.

“Shinat e trenit janë vendosur, tani është me rëndësi që treni të nisë udhëtimin dhe të shkoje në drejtimin e duhur e që shpejtësia të rritet. Pra shumë punë është bërë, por tani duhet bërë edhe më shumë” deklaron ambasadori Ndisi për News 24

a.ç

Next Post
Zjarr i madh në Mirditë, rrezikohen 10 banesa

Zjarr i madh në Mirditë, rrezikohen 10 banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com