• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

“Në vjeshtë nisin kurset për fëmijët dhe të rinjtë”, Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën

by A R
22/05/2023 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, vizituan sot Piramidën e Tiranës, e cila pas përfundimit të punimeve së jashtme dhe të brendshme në godinë, do të pajiset edhe me mjetet e nevojshme për një qendër teknologjie.

Veliaj tha se Piramida, pak ditë nga hapja e saj, është shndërruar në objektin më të vizituar të Tiranës, por nuk la pa theksuar faktin se ajo do të kthehet në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan. Pas pushimeve verore, tha Veliaj, qendra do të jetë gati të presë të rinjtë për kurse në teknologji.

“Sot është një ditë e jashtëzakonshme, ndërtesa e Piramidës është hapur, bashkë me disa nga kubat. Sigurisht, ajo mbetet ende kantier, sidomos për pjesën elektronike, për të cilën ne do të shfrytëzojmë periudhën e verës, teksa fëmijët shkojnë me pushime, – të mbarojmë edhe semestrin e qendrës TUMO te Stadiumi – që kur të rikthehen nga pushimet të gjejnë Piramidën e transformuar me të gjitha pajiset teknologjike për kurset e tyre. Sot jetojmë në një kohë kur teknologjia s’po ndryshon shumë shpejt dhe teksa ne përgatitemi për kodimin, tashmë ka dalë Chat GPT, inteligjenca artificiale. Ndaj, do e pasurojmë kurrikulën tonë me risitë më të fundit të teknologjisë dhe të sigurohemi që çunat dhe gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të marrin vërtet dijet për punët e të ardhmes,” u shpreh Veliaj.

Në shtator, shtoi ai, gjithçka do të jetë gati. “Në vjeshtë do të kemi mbledhjen vjetore të bordit të AADF-së dhe hapjen zyrtare edhe për kurset. Në këtë moment, kemi hapur vetëm atë që quhet ‘harduare’ dhe në fund të verës do të hapim edhe atë që quhet ‘softuare’, pra pjesa e nxënies dhe e mësimit. Jam shumë i lumtur që Piramida është kthyer në një ‘mini-Mekë’, një pikë e jashtëzakonshme turistike për ta parë Tiranën në 360 gradë; për të parë të gjitha shtresat e qytetit, edhe pjesën e vjetër, edhe pjesën e periudhës së komunizmit, edhe pjesën ultra moderne të Tiranës, por edhe bashkëjetesën fetare me Xhaminë e Madhe, me Katedralen Katolike dhe Ortodokse, dhe për të kuptuar si ky qytet është i destinuar të rritet,” nënvizoi ai.

Ministrja Margariti tha se Tirana nuk ka më asgjë për të pasur zili nga kryeqytetet e tjera europiane. “Fakti që ua kthejmë fëmijëve me ambicien që ata të mësojnë, të ndihen pjesë e qytetit, është formula më e duhur. Më vjen mirë që jemi bërë shembull – edhe Pazari është një nga shembujt më domethënës për të rikthyer jetë aty ku dukej sikur çdo gjë kishte mbaruar – Tirana nuk ka asgjë për të pasur zili asnjë kryeqytet tjetër të botës. Përkundrazi, janë shumë kryeqytete që kanë kthyer vëmendje nga Tirana dhe nga mënyra si po e kthejmë hapësirën publike, si jashtë, por edhe brenda godinave, në një hapësirë punësuese 24 orë. Jam vërtet e lumtur që të vazhdojmë edhe kantiere të tjera me të njëjtën formulë dhe patjetër do të jenë një histori suksesi kur bëhemi bashkë, qeveri, bashki edhe partnerët,” u shpreh ajo.

Kreu i Bordit të AADF, Majkëll Granoff u shpreh i lumtur me faktin që kjo godinë do u shërbejë plot 4000 fëmijëve që përfitojnë nga projektet e përbashkëta mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan dhe Qeverisë shqiptare. “Mendoj se patëm një eksperiencë unike të përjetonim projektin që prej fillimit. Tani mund të shohim, më në fund, sesa e bukur do të jetë ndërtesa dhe pjesa e rëndësishme, mendoj se është kombinimi mes formës dhe përmbajtjes. Programi që do ndërtojmë së bashku, do të aftësojë fëmijët shqiptarë sot, për të qenë të aftë që jo vetëm të konkurrojnë në Shqipëri, por të konkurrojnë në botën e konkurrencës në të cilën ne jetojmë, për të qenë në ballë të ndryshimeve teknologjike që po përjetojmë të gjithë,” deklaroi Granoff.

Next Post
Mjeku thirrje qytetarëve: E keni vetë në dorë. Koronavirusi është si Cunami, vala e tretë të përpin!

Paketë masash që studentët e Mjekësisë të mos ikin! Gjata: Kusht që të punojnë 3 vite në Shqipëri, në të kundërt ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dhe Katari diskutojnë zbatimin e marrëveshjes me SHBA, përjashtohen takimet me delegacionin amerikan

Irani dhe Katari diskutojnë zbatimin e marrëveshjes me SHBA, përjashtohen takimet me delegacionin amerikan

June 30, 2026
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës! Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, dy viktima (VIDEO)

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës! Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, dy viktima (VIDEO)

June 30, 2026
Vetëdorëzohet Marjaldo Nela, i kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj

Vetëdorëzohet Marjaldo Nela, i kërkuar për vrasjen e Endri Goxhajt në Memaliaj

June 30, 2026
“Nuk mund të flas për komplote…”, avokat Cakrani zbulon arsyen e përçarjes me Metën

“Kam nevojë për një avokat me angazhim të plotë”, publikohet letra e Metës për Cakranin

June 30, 2026
“Mos u dorëhiq, këta s’janë alternativë”, Rama ndan mesazhin e një qytetari

“Mos u dorëhiq, këta s’janë alternativë”, Rama ndan mesazhin e një qytetari

June 30, 2026
Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, burg për 14 persona, 5 në kërkim

Shpërndanin drogë pranë shkollave në Tiranë, burg për 14 persona, 5 në kërkim

June 30, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Protesta para Parlamentit, reagon Balla: Goxhaj dhe linja terroriste e lidhur me Iranin sulmuan Policinë dhe institucionet

June 30, 2026
Mbappe në udhëkryq… koha për të treguar se kush është!

Mbappe në udhëkryq… koha për të treguar se kush është!

June 30, 2026
Gardisti nxori armën në mes të rrugës, sherr me qytetarin kush do kalojë i pari me makinë

AMP godet dy raste të dhunës në familje, arrestohet gardisti dhe ndalohet efektivi i Policisë

June 30, 2026
“Batalioni i Monakos”/ Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

“Batalioni i Monakos”/ Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In