• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në vëzhgim nga kafja me bashkëshorten deri tek momenti i rrëmbimit. Dalin fotot nga momentet e fundit të Jan Prengës

by Java News
18/02/2020 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personat që e kanë rrëmbyer, dyshohet ta kenë vënë në vëzhgim Jan Prengën prej orëve të para të mëngjesit të datës 17 janar 2020, kur edhe e rrëmbyen në rrugën “London” në Kamëz. Jan Prenga, i shoqëruar, mëngjesin e 17 janarit, pak pas orës 07:00 ka shkuar të konsumojë një kafe në një lokal në zonën e Kamzës, teksa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja. Këto janë momentet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, të cilat prokuroria i ka në dorë.

Ndërkohë, teksa Jan Prenga ulet në një tavolinë të lokalit, jashtë tij qëndron në këmbë një person, që për hetuesit, dyshohet të jetë një nga personat që ditën e rrëmbimit, të ketë vënë në vëzhgim dhe monitorim të gjitha lëvizjet e 49-vjeçarit, baba të 5 fëmijëve, për të gjetur momentin e duhur për ta, për ta rrëmbyer. Ky person në distancë, dyshohet të jetë pikërisht njeriu që ka raportuar tek pjesëtarët e tjerë të grupit, lëvizjet e Prengës.

Po sot, “Shqiptarja.com” publikon edhe foton e një prej personave më të kërkuar për këtë ngjarje të rëndë kriminale, që përfundoi me vrasjen e Jan Prengës nga grupi i pengmarrësve, dhe fshehjen e trupit, i cili ende nuk është gjetur nga policia. Ai është Gentjan Doçi nga Shkodra, që së bashku me Altin Hajrin, gjithashtu në kërkim, dyshohen të jenë urdhëruesit e pengmarrjes së shkuar keq të Jan Prengës.

Pikërisht në kompleksin në pronësi të Hajrit në Shijak, “Golden”, rrëmbyesit sollën trupin e pajetë të Jan Prengës të futur në bagazhin e një Range Rover, teksa e nxorën më tej nga kompleksi në një furgon të bardhë. Asnjë nga personat e arrestuar deri më tani nuk ka treguar asgjë për vendin ku mund të jetë fshehur trupi i 49-vjeçarit, ndërsa e gjithë ngjarja e rëndë ndodhi pas konflikteve mes grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Një nga 5 vëllezërit e Jan Prengës në Angli, Astriti i mori grupit të Hajrave e Doçit një sasi të konsiderueshme kokaine që transportohej në Angli, ku grupi kriminal iu kundërpërgjigj duke i marrë peng vëllanë për të përfituar në këmbim sasinë e vjedhur të drogës. Megjithë negociatat, edhe përmes Pajtimit të Gjaqeve, nuk u arrit të shpëtohej jeta e Jan Prengës, ndërsa dyshimet sipas hetuesve, siç edhe kanë faktuar pamjet e kamerave që autorët nuk fshinë dot nga “Golden”, Jan Prenga ka mbërritur i pajetë në kompleks, çka i bën ata të mendojnë se ai ka ndërruar jetë pak momente pasi është rrëmbyer, si pasojë e dhunës nga grupi i autorëve.

Pas ngjarjes së rëndë, Operacioni “Forca e Ligjit” në zbatim të aktit normativ, u sekuestroi në rrethana emergjente prona e pasuri grupeve të përfshira në pengmarrje dhe vrasje, mes të cilëve edhe kompleksin e Altin Hajrit, si dhe supervilën luksoze të Gentian Doçit në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër dhe disa prona që ai i kishte në emër të familjarëve. /shqiptarja.com/

Next Post
Vuçiç zbulon planin për të marrë Veriun dhe Anamoravën: Humbëm shansin, tani do të paguajmë çmimin

Vuçiç zbulon planin për të marrë Veriun dhe Anamoravën: Humbëm shansin, tani do të paguajmë çmimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Live Shorti/ Shqipëria në Grupin C1, do të ndeshet me Finalndën, Bjellorusinë dhe San Marinon

Live Shorti/ Shqipëria në Grupin C1, do të ndeshet me Finalndën, Bjellorusinë dhe San Marinon

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

February 12, 2026
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

February 12, 2026
I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

February 12, 2026
“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

February 12, 2026
Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

Mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në rend dite formimi i komisioneve parlamentare dhe rezoluta e PDK për procesin në Gjykatën Speciale

February 12, 2026
Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

Formimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë për prioritetet e përbashkëta

February 12, 2026
Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

February 12, 2026
Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In