• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne, vendi i Ditmirëve, të harruarit e Ballkanit

by Dritan Hila
18/09/2019 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Opozita ka deklaruar se do të ndërpresë mitingjet deri në datën 18 kur merret vendimi për hapjen e negociatave për anëtarësimin tonë në BE.

Në të njëjtën linjë është edhe presidenti.

Gjithsesi tashmë shumë pak e vrasin mendjen nëse do hapen apo jo. Shqiptarët e kanë mësuar se edhe në u hapshin, koha që do t’ia ndiejnë lezetin, do të vijë vonë. Mbase ata qe po lindin tani. Shqiptarët e kanë mësuar se askush nuk e ka seriozisht në këtë vend. E para nuk e ka qeveria e cila tani paska zbuluar se Ditmir Bushati ka abuzuar me postin. Ndërkohë mjaft të shikonte emrat e të emëruarve të tij për të mësuar se e mbushi dikasterin me kushërinj dhe ktheu dikasterin e dytë për nga rëndësia, në një skenë të histerive të tij ditore.

Ne jemi vendi ku sapo hap sytë në mëngjes do mësosh se ato që fqinjët tanë i marrin me financime evropiane, ne i kemi dhënë me PPP, duke hedhur lakun edhe për 30 vitet që vijnë këtij vendi.

Ndërkohë opozita bën të bukurin shejtan. Në vend se të ulet dhe të diskutojë sistemin zgjedhor dhe hapjen e sistemit; të përmirësojë kuadrin ligjor dhe krijojë mundësi për alternativa të reja dhe hapësira lirie, është e preokupuar të ruajë këtë sistem pasi mendon se shishes që ka vënë në radhën e pushtetit, po i vjen siraja.

E ka gabim. Shishja është thyer. Faji j saj është po aq i madh sa i pushtetit. Pak shqiptareve ju duhet nëse vjen apo jo Basha në pushtet, ndërkohë që ajo çka ofron është vetëm fytyra e tij dhe një tufë ndjekësish me lugë në brez që presin të zëvendësojnë ngrënësit e tepsisë.

Ndaj shqiptarët ikin. Do shkojnë të bëjnë në perëndim punëtorin e pakualifikuar. Do të jenë baza e zinxhirit ushqimor dhe të fundit në rangun social. Dhe kjo për faj të arsimit skadent dhe emrit ibret që na kanë bërë të kemi në Evropë.

Gjithsesi secili prej tyre në atë të vetën po përpiqet të jetë pak Ditmir, ama më i ndershëm se ai, pasi nuk po abuzojnë me karrigen si Ditmiri, por po marrin rrugët e botës pa pasaportë diplomatike dhe kushërinjve nuk do iu japin fole në ambasada por një shtrat ku të flenë derisa të gjejnë punë.

E ndërkohë Evropa duket se është lodhur me ne. Vetëm se shpresojmë që kjo lodhje nuk do bëjë që të na flakin por ashtu të lodhur siç janë me ne, të na pranojnë në gjirin e tyre dhe të na bëjnë, ashtu siç na kanë bërë edhe shtet para 107 viteve.

Pavarësisht injorancës tonë kur tallemi me ambasadorët e saj, ata janë e vetmja shpresë që të na drejtojnë duke na futur në gjirin e saj. Duke shpresuar se nuk e dinë shprehjen që “gungaçin e drejton vetëm varri”, nuk do të na lënë që të na drejtojë gropa që i kemi hapur vetes dhe varrmihësit që votojmë çdo katër vjet.

(dritare.net)

Next Post
Koreja e Jugut heq Japoninë nga lista e partnerëve të besueshëm

Koreja e Jugut heq Japoninë nga lista e partnerëve të besueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In