• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në sistemin TIMS rezulton në kërkim, burri i gjyqtares Andrea hyri ilegalisht në Shqipëri

by A R
10/01/2017 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së pezulluar të Gjykatës së Lartë edhe pse i shpallur në kërkim me vendim gjykate, hy ilegalisht në territorin shqiptar.

ABC News ka mësuar se në sistemin TIMS të policisë së shtetit, sistem i cili është i aksesueshëm në çdo pikë të kalimit kufitar, Odhise Andrea figuron person në kërkim.

Nga verifikimi i hyrje-daljeve, rezulton se bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, figuron i regjistruar vetëm në dalje, atë të datës 13 Korrik në mbrëmje, kur edhe është larguar drejt Brindizit me traget nga Durrësi. Që nga ajo datë, në sistemin elektronik të TIMS-it Odhise Andrea figuron i pakthyer në Shqipëri.

Por çuditërisht, mbrëmjen e së hënës, Odhise Andrea i shoqëruar nga avokati Ardian Visha, paraqitet në drejtorin e policisë në kryeqytet ku vetdorëzohet.

ABC News ka kontaktuar me avokatin Visha, për mënyrën se si ka hyrë në Shqipëri klienti i tij, por ai nuk ka preferuar të komentoi.

Nga ana tjetër, burimet nga prokuroria e përgjithshme bëjnë me dije se kanë kontaktuar dy herë me të dyshuarin në ambientet e policisë, mbrëmjen e së hënës dhe paraditën e së martës dhe në asnjë rast nuk ka preferuar të flas për akuzat.

Ai ka thënë se do të flas vetëm para gjykatës për akuzat e korrupsionit, që pretendon institucioni i akuzës ndaj tij.

Nga ana tjetër, prokurori i çështjes Arben Kraja, mësohet se ka njoftuar Gjykatën e Lartë për ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj Odhise Andreas. Pritet që kolegji penal i kësaj gjykate, brenda 72 orëve të zhvilloi seancën e vleftësimit të arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj bashkëshortit të gjyqtares. Mëoshet se prokuroria, do të mbaj të njejtin qëndrim për të dyshuarin Andrea, ata që ai të vazhdoi të rri në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas akuzës, Odhise Andrea akuzohet për “korrupsion pasiv të gjyqtarëve”, pasi ka kërkuar dhe marr një shumë prej 50 mijë eurove, që bashkëshortja të favorizonte Eleni Linon dhe Petraq Dashin në marrjen e vendimit, duke i kthyer një sipërfaqe të konsiderueshme prone.

Prokuroria pretendon se e ka dokumentuar takimin mes Odhise Andreas dhe personave që kanë paguar parat për vendimarrjen e gjyqtares Majlinda Andrea. Të pandehurit e kësaj dosje, tashmë ndodhen në gjykim pranë GJykatës së Lartë dhe sëancë e radhës është parashikuar paraditen e datës 13 Janar./a.m.

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

Makina përfundon në kanal në Lushnjë, plagosen çifti i bashkëshortëve

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In