• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ne Shqipërinë e kemi vend aleat, vetëm kaq! Por kur flet në emër të Kosovës, është armiku ynë

by Java News
17/10/2016 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jetlir Buja

Mos po du me marrë vëmendje dhe me provoku me titull? Jo, unë i besoj këto që po i them. Para së gjithash, unë besoj që duhet angazhim mendor dhe jo emocional për me vendos për të ardhmen. Pra, duhet përllogaritje, kalkulim, mprehtësi. Jo britma, emocione, komplekse.

Shqiptari i Kosovës (ose kosovari) asht i kompleksuem. Ai ishte i palamë, i pakrehun, i pakulturë dhe analfabet menjiherë mbas luftës së dytë botnore. T’i mëshojmë ma shumë këtij fakti që po injorohet e heshtet. Pyetni gjyshrit tuej se qysh kanë jetu në vitet 50-të dhe e merrni vesh se çfarë trashigimie e kemi marrrë ne. A ka ndonji meritë në emancipimin tonë shoqnor edhe Jugosllavia? Po. A na rrahu e na shtypi në baza raciste? Po. Ky aksident i krijoi nji mori kompleksesh të ndryshme te shqiptarët e Kosovës, mbi 40 vjeç, për pafuqinë trupore, pamençurinë, frikën e primitivizmin. Thellë në pavetdijen e tij, çdo shqiptar të Kosovës mbi 40 vjeç e bren kompleksi i inferioritetit. Në përditshmëri flitet gjuha praktike, ka ma pak hipokrizi. Por përditshmëria ndërtohet edhe përmes injorancës. Këta njerëz, të vërtetat që i mshefnin, i konceptuen si eleatike, të pandryshueshme. Thellë pra, shqiptari mendonte se ishte për nga natyra e tij “shqiptare” i dobët, i mjerë, budallë e i pakulturë.

Jo, këto komplekse janë konstruktu mbi të pavërteta. Rrethanat dhe aksidentet e kanë kriju shqiptarin e Kosovës me ato pamundësi e ato ‘mangësi’. Fundja, kjo lehtë merret vesh nëse e shohim transformim e shpejtë nga kultura e dimive në kulturën e fundeve dhe dekolteve të hapuna.

Ne pra, jemi në ndryshim. Nuk kemi asnji dërrasë mangut. Jo esencialisht të paktën. Por kemi shumë dërrasa mangu të cilat kemi mundësi me i ngjitë. Kemi shumë sëmundje që duhet me i kuru. Ndër to, edhe mendësia politike. E cila, duhet me qenë shumë ma pragmatike dhe shumë ma modeste.

Bashkimi kombëtar asht projekt tepër i rrezikshëm, nga cilido plan që shihet. Do shqiptarë me gjurmë të theksueme kompleksiteti, e përmendin “padrejtësinë historike”. Rimendojeni si koncept “padrejtësinë historike”. Jo thjesht e tmerrshme por edhe qesharake e absurde. Nuk e di se ku e gjetën atë drejtësi historike se. Historia njeh forcë dhe aksidente. Kaq.

Historiografia shqiptare rrëfehet me qasje religjioze, si ajo serbe. Ajo na i paraqet shqiptarët prej ilirëve (se ku i gjen lidhjet, nuk e shpjegon) e më pas te arbërit (se ku ishin këta në shekujt e para shekujve XIII nuk shpjegon). Ndërton emocionalitet me injorancë e huqje kolosale. Jemi autoktonë – thoshet pankarta e varun në dronin e Ballist Morinës. Jemi autoktonë e përsëritë si në çmendinë historia jonë përgjatë shkollës fillore e të mesme.

Bashkimi kombëtar asht idealitet i këtij rrëfimi historik. Idealitet i nji shoqnie analfabete. Jo analfabete funksionale por fiks analfabete. Po e përsëris: mendojeni se ku ishin shqiptarët gjatë viteve 60-të dhe 50-të.

A jemi ne shqiptarë? Po. Ne flasim shqip, ani pse e vuejmë edhe nji shtypje të egër gjuhësore (standardi) nga koha e diktaturës ma të keqe në evropë, ajo e Enver Hoxhës. I kemi do relikte e do tipe kulturore të përbashkëta. E kemi nji histori të përbashkët gjatë shekujve 14-të deri në shekullin e 19-të. Edhe pse thjesht si bimë e jo si shoqni e vetdijshme.

Nejse. Unë pra, nuk besoj që Serbia e ka ndonji të keqe për nga natyra e saj. Politika e saj fashiste i ka shkaqet dhe rrethanat e saj. Qashtu qysh i ka pasë edhe analfabetizmi ynë. Dhe Shqipnia nuk e ka asnji të mirë esenciale. Kur ata sillen mirë neve janë të mirë, kur sillen keq, janë të këqij. Dhe në rast të ndonji bashkimi eventual, unë jam i prirun që imagjinatën tem me ndihmu me do kujtime personale. Me do rrëfime private. Shoqnia kosovare ka paragjykime tepër të randa për shqiptarët e Shqipnisë. Dhe me paragjykime e komplekse, nisen konfliktet.

Nji aktiviste e Vetëvendosjes, e cila lëvizje e artikulon Bashkimin kombëtar, në nji bisedë private në Facebook, pa marre m’i paraqiste paragjykimet e saj për shqiptarët e Shqipnisë. Fjalë ma të këqija unë nuk kam dëgju prej askujt për serbët. Dhe jo vetëm ajo, kur vjen puna me folë konkretisht, nji numër i madh njerëzish derdhin paragjykime tepër të egra për këta njerëz.

Unë, poashtu i kam paragjykimet e mia. Nuk e njoh mirë Shqipninë por e di se çfarë politikanësh dhe çfarë mendimtarësh ka. E di se cila asht vetdija e tyne politike. E di sesa e papërgjegjshme asht skena e tyne politike. E di se, mafia e dytë ma e fortë në evropë ka lidhje me Qeverinë shqiptare.

Unë e du Republikën e Kosovës sepse unë dëshiroj me ndërtu nji shoqni të përgjegjshme. E cila e sheh veprën e saj në zgjedhjet e saj. E cila nuk e qet prej vetes veç mutin që i shkon në kanalizim, por edhe idetë, mendimet dhe veprimet e tjera. E cila asht e aftë me u jashtësu dhe me i kushtu randësi ma shumë përmbajtjes se simbolikës.

Nuk ka randësi sesa ylla janë në flamur, sesi duket estetikisht ai, se çfarë himni kemi – por çfarë shoqnie e ndërtojmë.

Dhe po, thirrja “O sa keq me qenë shqiptar” tingëllon banale. Si nji shfrim i keq dembelësh për papërgjegjësi e papërcaktim. O sa mirë me qenë hiç.

Shoqnia jonë, shqiptare a kosovare, nuk asht përcaktu ende. Ajo asht në përcaktim. Ana simbolike nuk ka asnji randësi. Ka randësi ana përmbajtësore.

Kosova pra, duhet me qenë e ardhmja jonë. Shqipninë e kemi vend aleat veç deri atëherë sa ajo nuk e konsideron veten ma të randësishme. Kur ajo del dhe folë në emnin tonë, siç fliste përpara Serbia, ajo shndërrohet në armik.

Na mujmë me u quejt shqiptar dhe me e pasë flamurin kuq e zi, por kjo nuk na çon automatikisht drejt nji shoqnie të përgjegjshme e të pakorruptueme. Shqipnia quhet Shqipni dhe e ka flamurin shqiptar – të cilin shkaku i komplekseve e adhurojmë (edhe unë madje) – por asht ndër vendet ma të pazhvillueme dhe ma të korruptueme në mbarë Evropën.

Next Post
Kotzias foli me gjuhën e “naçuve”

Kotzias foli me gjuhën e “naçuve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In